Sunday, June 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

AMF organizon Konferencën Vjetore të IAIS, drejtoresha Kaçi: Një hap historic për përmirësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në mbikëqyrjen e tregjeve të sigurimeve.

timoni.al by timoni.al
September 9, 2025
in KRYESORE
0
AMF organizon Konferencën Vjetore të IAIS, drejtoresha Kaçi: Një hap historic për përmirësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në mbikëqyrjen e tregjeve të sigurimeve.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për herë të parë, Shqipëria do të jetë vendi nikoqir i Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), e cila do të organizohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) nga 10 deri më 14 nëntor 2025, me aktivitetin kryesor më 13 nëntor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, znj. Mimoza Kaçi, vlerësoi këtë ngjarje si një moment historik për Shqipërinë, duke theksuar se ajo do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe do të promovojë vendin si partner në fushën e mbikëqyrjes së tregjeve të sigurimeve. Pjesëmarrësit e pritur janë rreth 500 përfaqësues nga autoritetet rregullatore të sigurimeve, industria ndërkombëtare dhe institucione si Banka Botërore, FMN, OECD, Bashkimi Evropian dhe EIOPA.

Gjatë tre ditëve të para, do të zhvillohen mbledhje të komiteteve teknike të IAIS, ku do të marrin pjesë mbi 230 drejtues të autoriteteve rregullatore nga më shumë se 150 vende. Programi do të përfshijë takime bilaterale mes institucioneve mbikëqyrëse dhe diskutime strategjike me liderët e kompanive ndërkombëtare të sigurimeve, duke krijuar mundësi për partneritete të reja.

Një nga ngjarjet kryesore do të jetë Forumi i EIOPA-s me temën “Advancing Insurance Reforms on the Path to European Integration”, që do të trajtojë sfidat dhe mundësitë e integrimit evropian për vendet kandidate, duke përfshirë Shqipërinë. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndajnë përvojat dhe të diskutojnë reformat e nevojshme që duhen zbatuar në këtë drejtim.

Pas organizimeve në Tokio dhe Cape Town, përzgjedhja e Tiranës për 2025 është një vlerësim i rëndësishëm për Shqipërinë, duke reflektuar rritjen e rëndësisë së saj në harten ndërkombëtare të sigurimeve. Kjo konferencë vjen në një kohë kur tregu shqiptar i sigurimeve po kalon reforma të rëndësishme, duke e bërë atë një mundësi për të rritur besueshmërinë dhe vizibilitetin në nivel global.

Previous Post

Kush janë emrat e mundshëm për kryeministër në Japoni pas largimit të Ishibës, zgjidhja e liderit të ri do të ndodhë më 8 tetor.

Next Post

“Dua të harroj çdo gjë”, ajo çfarë tha autori i dyshuar për përdhunimin në Durrës.

Next Post
“Dua të harroj çdo gjë”, ajo çfarë tha autori i dyshuar për përdhunimin në Durrës.

“Dua të harroj çdo gjë”, ajo çfarë tha autori i dyshuar për përdhunimin në Durrës.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al