Saturday, July 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Ambasadori i OSBE-së Michel Tarran nga Korça: E drejta për protestë duhet të respektohet, dialogu politik mbetet sfidë

timoni.al by timoni.al
July 10, 2026
in Lajmi Fundit
0
Ambasadori i OSBE-së Michel Tarran nga Korça: E drejta për protestë duhet të respektohet, dialogu politik mbetet sfidë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, nga Korça foli për të drejtën e qytetarëve për të protestuar, duke u ndalur te tubimet në Tiranë që zgjasin 41 ditë, klima politike dhe nevoja për forcim të dialogut mes palëve. Ai vlerësoi që protestat janë pjesë normale e jetës demokratike dhe u shpreh i kënaqur që në Shqipëri ato mund të organizohen dhe zhvillohen në mënyrë paqësore dhe qytetare. Tarran pranoi se ka pasur disa incidente, por sipas tij, pas mbi një muaji nuk ka pasur incidente të rëndësishme dhe pjesëmarrësit kanë vepruar në mënyrë civile.

Ambasadori tha se nuk është mandati i tij të hyjë në debat për kërkesat specifike të protestuesve, por nënvizoi rëndësinë që të drejtat e qytetarëve për t’u marrë pjesë në protesta të respektohen nga autoritetet dhe inkurajoi dialogun kur është i mundur. I pyetur për polarizimin politik dhe ndikimin e tij në shoqëri, Tarran shpjegoi se ekzistenca e poleve të ndryshme politike është normale dhe karakteristikë e demokracive, duke theksuar se të paktën teorikisht polari të ndryshme me programe të ndryshme është një gjë pozitive.

Megjithatë, ai shprehu shqetësim për mënyrën se si bashkëpunojnë dhe diskutojnë këto pole, duke vënë në dukje se niveli i dialogut politik në Shqipëri “nuk është në nivelin e duhur”. Tarran foli jo vetëm për përmbajtjen e dialogut, por edhe për mënyrën e të shprehurit, duke theksuar se mund të ketë ide kundërshtuese që duhet të shpreheshin në mënyrë të sjellshme dhe të pranueshme. Ai u shpreh i shqetësuar për përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe tha se OSBE-ja do të punojë për të parë se çfarë mund të bëjë për të ndihmuar në luftën kundër kësaj gjuhë, e cila sipas tij është e papranueshme.

Tarran shtoi se mosdakordësitë me fqinjët apo kolegët janë normale, por theksoi nevojën për diskutim të rregullt, organizim të zgjedhjeve dhe respektim të rezultatit të tyre, si dhe për mënyra të mirëpërcaktuara për dialog me opozitën dhe brenda partive.

Previous Post

Skandal në Xarrë: Postieri zhduku 13 muaj pensionesh, kam borxh 37 mln lekë, do shes tokën t’ua shlyej

Next Post

FIFA vë në shitje bileta shtesë për finalen, çmimi arrin 33 mijë dollarë

Next Post
FIFA vë në shitje bileta shtesë për finalen, çmimi arrin 33 mijë dollarë

FIFA vë në shitje bileta shtesë për finalen, çmimi arrin 33 mijë dollarë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al