Thursday, June 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Rubios: Do të ketë kufizime vizash për zyrtarët e huaj që janë bashkëpunëtorë në censurimin e amerikanëve

Editor by Editor
May 29, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Tetë vite nga Reforma në Drejtësi, ambasada e SHBA: Qëndrojmë pranë institucioneve të drejtësisë, reforma po jep rezultate
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale, mesazhin e sekretarit të shtetit në SHBA, Marco Rubios, ku njoftoi një politikë të re kufizimi vizash për zyrtarët e huaj dhe individët që janë bashkëfajtorë në censurimin e amerikanëve.

Në mesazh, Rubio shprehet se liria e fjalës është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës, mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë asnjë autoritet. Ai thekson se të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rubio shprehet se qoftë në Amerikën Latine, Europë apo tjetër vend, ditët e trajtimit pasiv për ata që punojnë kundër të drejtave të amerikanëve kanë përfunduar.

POSTIMI I PLOTË:

Sekretari Rubio: Prej shumë kohësh, amerikanët janë gjobitur, shqetësuar dhe madje janë paditur nga autoritete të huaja për ushtrimin e të drejtës së tyre të lirisë së fjalës.

Sot, po shpall një politikë të re kufizimi vizash që do të zbatohet ndaj zyrtarëve dhe individëve të huaj që janë bashkëfajtorë në censurimin e amerikanëve. Liria e fjalës është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës – një e drejtë e lindur, mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë asnjë autoritet. Të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e amerikanëve nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në vendin tonë. Qoftë në Amerikën Latine, Europë apo gjetkë, ditët e trajtimit pasiv për ata që punojnë kundër të drejtave të amerikanëve kanë përfunduar.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fusembassytirana%2Fposts%2Fpfbid02nkB2u97iaJwmudAWLSV334DrVW28kM3peBoJvsL2Qkqgua9LPmgy6SH3ZxPPgiBql&show_text=true&width=500

Previous Post

Ramadani në garë për golin e muajit, realizimi nga distanca sfidon roveshatën e McTominay

Next Post

Atentati ndaj të vëllait dhe xhaxhait/ Alibej: Qato dhe Brahimaj më thanë hajde për një deklaratë dhe do të lirojmë! Shefi i komisariatit e dija se ishte i shitur te Suel Çela

Next Post
Atentati ndaj të vëllait dhe xhaxhait/ Alibej: Qato dhe Brahimaj më thanë hajde për një deklaratë dhe do të lirojmë! Shefi i komisariatit e dija se ishte i shitur te Suel Çela

Atentati ndaj të vëllait dhe xhaxhait/ Alibej: Qato dhe Brahimaj më thanë hajde për një deklaratë dhe do të lirojmë! Shefi i komisariatit e dija se ishte i shitur te Suel Çela

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al