Festivali Ndërkombëtar i Monodramës “Albamono” është rikthyer në qytetin e Pogradecit në edicionin e tij të 22-të. Në këtë edicion marrin pjesë artistë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Rusia, Bullgaria, Ukraina dhe Armenia, të cilët përmes interpretimeve të fuqishme do të sjellin për publikun mesazhe të thella sociale e njerëzore.
“Këtë vit është hera ime e parë në Shqipëri. Për mua është një surprizë shumë e madhe dhe me të vërtetë e bukur. Mendoj se është shumë e rëndësishme të kesh një festival në çdo qytet në këtë botë. Po të mendojmë për të gjithë situatën në botë, mendoj se jeni me fat që e keni këtë festival në Pogradec, sepse është një zonë shumë e këndshme dhe e bukur. Më la pa fjalë kur pashë këtë liqen të mrekullueshëm”.
“Kjo pjesë flet për gra të ndryshme që kanë probleme me dashurinë e tyre. Unë them se jam të gjitha gratë e botës. Jam të gjitha ato, e përsëri nuk jam asgjë. Jam ylli dhe jam pluhuri. Kam pasion dhe pluhur brenda meje, si çdo grua apo çdo qenie njerëzore. Është hera ime e parë në këtë festival dhe më pëlqen organizimi, më pëlqen shumë vendi”.
Përgjatë netëve të festivalit, publiku do të ndjekë një maratonë skenike, e cila do të kurorëzohet me ndarjen e çmimeve. Vlerësimi i shfaqjeve këtë vit i është besuar jurisë ndërkombëtare me anëtarë nga Rumania, Libani dhe Lituania.
Top Channel

