Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Akuzohet për rrëmbimin e dy vajzave të mitura në SHBA; refuzon marrëveshjen dhe tregon gishtin familjarëve në gjyq

timoni.al by timoni.al
July 21, 2026
in Lajmi Fundit
0
Akuzohet për rrëmbimin e dy vajzave të mitura në SHBA; refuzon marrëveshjen dhe tregon gishtin familjarëve në gjyq
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Endi Balla, banues në Shelby Township të Miçiganit, refuzoi në momentin e fundit të deklarohej fajtor për akuzat që rëndojnë ndaj tij për tentativën e rrëmbimit të dy vajzave të mitura, duke shtyrë sërish procesin gjyqësor. Balla, me origjinë shqiptare, akuzohet se në gusht 2024 tentoi të rrëmbente një vajzë 15-vjeçare në Clinton Township dhe një vajzë 7-vjeçare në Sterling Heights.

Avokati mbrojtës Sam Bennet tha se klienti kishte pranuar marrëveshjen e fajësisë javën e kaluar, por ndryshoi mendje pak para nisjes së seancës. Gjatë seancës, gjyqtari e pyeti Ballën nëse dëshironte të deklarohej fajtor, por ai u përgjigj shkurt: “No”. Pas refuzimit të marrëveshjes, çështja do të vazhdojë drejt gjykimit dhe pritet që në mungesë të një marrëveshjeje të re procesi të nisë në tetor.

Në sallën e gjyqit, Balla shkaktoi tension me sjelljen e tij; tentoi të komunikonte me persona në sallë dhe më pas iu tregoi gishtin e mesit familjarëve të dy vajzave, sipas raportimeve të mediave lokale. Sjellja solli reagime dhe avokati dhe gjykatësi ndërhynë për të vendosur rregull.

Çështja ka qenë shoqëruar prej muajsh me debate mbi gjendjen mendore të të akuzuarit. Prokuroria ka shqyrtuar edhe mundësinë e një pretendimi për paaftësi mendore, ndërsa më herët gjatë këtij viti Balla u shpall i aftë për t’u përballur me drejtësinë. Familjarët e dy vajzave kanë shprehur lodhje dhe zhgënjim për zvarritjen e procesit dhe kërkojnë që çështja të përfundojë sa më shpejt.

Endi Balla do të rikthehet në gjykatë më 24 gusht për një seancë paraprake. Nëse nuk arrihet një marrëveshje e re, gjyqi ndaj tij është planifikuar të nisë në muajin tetor.

Previous Post

Sondazhi Institutit Ndërkombëtar Republikan: Top Channel e parë për informim në Shqipëri; SPAK më i besueshëm; emigracioni, korrupsioni

Next Post

Ermal Nufi: Do rriten shpenzimet për mbrojtjen; Forcat e Armatosura do modernizohen, KAYO prodhon dronë ushtarakë në shtator

Next Post
Ermal Nufi: Do rriten shpenzimet për mbrojtjen; Forcat e Armatosura do modernizohen, KAYO prodhon dronë ushtarakë në shtator

Ermal Nufi: Do rriten shpenzimet për mbrojtjen; Forcat e Armatosura do modernizohen, KAYO prodhon dronë ushtarakë në shtator

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al