Saturday, September 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Akuzohen për përvetësimin e 1143 hektarëve përmes dokumenteve falsifikuara; Gjykata lë në burg ish-drejtuesit e ASHK-së në Fier

timoni.al by timoni.al
September 19, 2026
in LAJME
0
Akuzohen për përvetësimin e 1143 hektarëve përmes dokumenteve falsifikuara; Gjykata lë në burg ish-drejtuesit e ASHK-së në Fier
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Fierit vendosi vijimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtorët e ASHK-së Fier, Bardhyl Kapaj dhe Ertis Shehu, si dhe për specialistin Pirro Çela. Në listën e personave për të cilët vazhdon masa “arrest në burg” përfshihen dy ish-drejtorët e Kadastrës Fier, Ertis Shehu dhe Bardh Kapaj.

Për personin nën hetim Kastriot Hasko, gjykata urdhëroi zëvendësimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Sipas vendimit, Hasko duhet të qëndrojë në banesën e tij dhe të mos ketë kontakte me persona të tjerë, përveç pjesëtarëve të familjes. Gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij dhe ngarkoi Policinë Gjyqësore me ekzekutimin e vendimit, ndërsa Prokuroria dhe Policia Gjyqësore janë ngarkuar të mbikëqyrin dhe kontrollojnë zbatimin e masës “arrest në shtëpi”.

Personat e përmendur akuzohen për përvetësimin e 1,143 hektarëve tokë përmes dokumenteve të falsifikuara në qarkun e Fierit.

Në vendim përmenden saktësisht masat e sigurimit personal: vazhdimi i “arrestit në burg” për personat nën hetim E.S., P.Ç. dhe B.K., sipas nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale; dhe zëvendësimi i “arrestit në burg” me “arrest në shtëpi” për personin nën hetim K.H., sipas nenit 237 të Kodi të Procedurës Penale. Urdhërohet që i pandehuri K.H. të mos largohet nga adresa e banimit dhe të mos ketë kontakte me persona të tjerë përveç pjesëtarëve të familjes. Gjykata thekson se K.H. duhet të lirohet menjëherë, nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

Policia Gjyqësore është ngarkuar me ekzekutimin e vendimit dhe Prokuroria së bashku me Policinë Gjyqësore do të mbikëqyrin zbatimin e masës “arrest në shtëpi”. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda pesë ditësh, nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

Top Channel

Previous Post

Premier League: Brighton ndëshkon Arsenalin, kampionët pësojnë humbjen e parë; ndalet edhe Hull City

Next Post

Phoebe Dynevor dhe Cameron Fuller martohen, çifti publikon foto nga ceremonia

Next Post
Phoebe Dynevor dhe Cameron Fuller martohen, çifti publikon foto nga ceremonia

Phoebe Dynevor dhe Cameron Fuller martohen, çifti publikon foto nga ceremonia

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al