Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Akuzat se Suel Çela ndikoi në zgjedhjet në Elbasan/ Klodiana Lala: SPAK po heton, në total janë 5 çështje

Editor by Editor
May 26, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Akuzat se Suel Çela ndikoi në zgjedhjet në Elbasan/ Klodiana Lala: SPAK po heton, në total janë 5 çështje
0
SHARES
58
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar akuzat e PD-së në lidhje me ndikimin e bandave kriminale në zgjedhjet e 11 majit në Elbasan. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala deklaroi se për Elbasanin ka pesë hetime totale për krime zgjedhore. Ndërkohë që më tej theksoi se SPAK ka kryer veprime konkrete hetimore lidhur me persona që dyshohet se mund të kenë favorizuar Sara Milën. 

“Suel Çela është kreu i një organizate kriminale të goditur nga SPAK. Ka urdhër arrest për të. Disa anëtarë të grupit të tij janë arrestuar të tjerë janë në arrati. SPAK ushtroi kontroll te disa personazhe, përfshirë zyrtarë të institucioneve dhe drejtues të tjerë, si mënyrë për të ndikuar apo dobësuar ata eksponentë që kishin dyshime se mund të punonin në favor të Sara Milës. Dyshimet janë që po ka patur angazhim të grupit të Suel Çelës. Dyshimet, sepse pastaj e përcakton gjykata. Përgjimet dhe vëzhgimet në zonë, ju kam thënë që janë ushtruar kontrolle te Luan Tabaku. Ka kontrolle konkrete, kqyrje të telefonave, në kuadër jo vetëm për trafik droge por edhe dyshime për krim zgjedhor. Kjo çështje po vijon dhe duhet pritur përfundimi i hetimeve.

Ajo që më bën përshtypje është, si është e mundur që një zonëj pa kontribut në PS, thuajse nuk ka bërë asnjë aktivitet politik, të marrë mbi 20 mjë vota? Këtë pikëpyetje ngre si qytetare, pra njerëz me kontribut në politikë, si Fatmir Xhafaj, Erion Braçe, nuk e kanë kapur shifrën e 20 mijë votave. Rasti i zonjës Mila nuk ngjan me rastin e zonjës Tabaku, që ka drejtuar komisionin për inceneratorët. Të dalë Sara Mila dhe të thotë çfarë kontributi ka. Ka hetim zyrtar, çfarë do të rezultojë ta thotë SPAK.

Ka edhe hetime të tjera, kanë qenë dyshime të PD për asfalt elektoral dhe për fotografim të votës. Por qarku Elbasan ka në total 5 çështje, për korrupsion në zgjedhje. Pas Shkodrës, Fierit, Elbasani është… Për krime zgjedhore ka një sekuestrim telefoni në qarkun e Pukës. Kështu kuptohet mekanizmi dhe rrjeti. Hetimi më i rëndësishëm është një hetim që është referuar nga vetë burgjet. Ai hetim thuajse nuk është folur, është mbajtur diskret. Jam shumë e interesuar se çfarë do të prodhojë. Me sa kam kuptuar është hetim me bazë të gjerë që mund të japë rezultate të forta. Jam me parimin që krimi zgjedhor duhet hetuar dhe ndëshkuar gjithmonë. Janë 40 hetime në rang republike për korrupsion“, tha Lala. 

Previous Post

“Detyra jonë është të mbrojmë votën”/ Berisha: Në 2021 Lulzim Basha e braktisi votën e shqiptarëve, pranoi farsën elektorale

Next Post

Inter, Asllani: Synojmë lavdinë në Champions, jam rritur shumë

Next Post
Inter, Asllani: Synojmë lavdinë në Champions, jam rritur shumë

Inter, Asllani: Synojmë lavdinë në Champions, jam rritur shumë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al