Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Aksioni i FNSH në Elbasan, bie në pranga 43-vjeçari që ishte në arrest shtëpie dhe shpërndante “të kuqe”

Editor by Editor
October 8, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Aksioni i FNSH në Elbasan, bie në pranga 43-vjeçari që ishte në arrest shtëpie dhe shpërndante “të kuqe”
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 43-vjeçar ka rënë në pranga, pas aksionit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Xh. D. shte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje” dhe ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Megjithatë, ai ka thyer masën dhe merrej me shpërndarje të drogave të forta në qytetin e Elbasanit. Gjatë kontrolleve policia i gjeti 525 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 2 aparate celuare.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Sekuestrohet një pako me lëndë narkotike heroinë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zaranika”, pas një hetimi proaktiv.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Seksioni Operacional, në DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat e FNSH Fier, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vihet në pranga 43-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në kuadër të hetimit proaktiv për një shtetas që merrej me shpërndarje të drogave të forta, në qytetin e Elbasanit, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Zaranika”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Xh. D., 43 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 525 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 2 aparate celuare.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të impikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

“Sa të mbaroj gjyqi do t’ju gjej dhe do t’ju vras”, dënohet me burg shqiptari në Greqi, qetësi për ish-bashkëshorten dhe familjen e saj

Next Post

Bora Zemani moderatore e ‘Dance With The Stars’, Donaldi s’i ndahet në prapaskenë. Ja çfarë i bën të dashurës

Next Post
Bora Zemani moderatore e ‘Dance With The Stars’, Donaldi s’i ndahet në prapaskenë. Ja çfarë i bën të dashurës

Bora Zemani moderatore e ‘Dance With The Stars’, Donaldi s’i ndahet në prapaskenë. Ja çfarë i bën të dashurës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al