BRAZIL- Një autobus pasagjerësh në Brazilin është përplasur në një argjinaturë rëre dhe është përmbysur. Nga ky aksident kanë humbur jetën 17 persona. The Guardian raporton se autobusi mbante rreth 30 pasagjerë, por numri i të plagosurve nuk është ennde i ditur. Mjeti u nis nga shteti i Bahias dhe u përplas në Saloa, një qytet në shtetin fqinj të Pernambucos.
Policia tha se shoferi humbi kontrollin e autobusit, kaloi në korsinë e kundërt dhe goditi shkëmbinjtë në anë të rrugës. Më pas ai u kthye në korsinë e duhur, por u përplas në një argjinaturë rëre, duke shkaktuar përmbysjen e mjetit.
Shkaku i aksidentit është nën hetim. Shoferi pësoi lëndime të lehta dhe testi rezultoi negativ për alkool, tha policia.
“Po e ndjek situatën me ekipin tim dhe mbaj zi të thellë për humbjen e jetëve, lëndimet dhe vuajtjet e të gjitha familjeve”, tha Guvernatori i Bahias, Jeronimo Teixeira, tha në X.Ai shtoi se administrata e tij po mbështeste përpjekjet e shpëtimit dhe identifikimin e viktimave.
LIVE Poloni-Shqipëri/ “Probleme për Sylvinhon, Ajeti largohet nga fusha me një dëmtim”
Shqipëria po përgatitet për një ndeshje vendimtare në përpjekjen për të siguruar kualifikimin në Botërorin e ardhshëm, duke përballur Poloninë...
Read moreDetails














