Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në bypass-in e Fierit, afër fshatit Mbrostar. Sipas informacioneve të para, një furgon u godit nga pas nga një automjet tjetër, teksa të dy mjetet ishin në të njëjtin drejtim. Pasojat e përplasjes kanë rezultuar në dëme materiale, ndërkohë që nuk ka raportime për persona të lënduar rëndë.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë arritën në vendin e aksidentit. Policia ka shoqëruar njërin nga drejtuesit e mjeteve për t’i bërë verifikime të mëtejshme. Aktualisht, autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.















