Rreth orës 16:40, në aksin rrugor “Borizanë–Thumanë”, një automjet ka dalë nga rruga, pasi drejtuesi i tij, identifikuar me inicialet V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin. Si pasojë e incidentit, drejtuesi i automjetit është transportuar në spital, ku më vonë ka ndërruar jetë. Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet dhe grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të aksidentit. Top Channel.

