Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Air Albania rrokulliset me shpejtësi drejt greminës/ Qiradhënësi i avionëve padit kompaninë shqiptare për mospagimin e qirasë

Editor by Editor
September 3, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Air Albania rrokulliset me shpejtësi drejt greminës/ Qiradhënësi i avionëve padit kompaninë shqiptare për mospagimin e qirasë
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Problemet financiare të Air Albanias duket se janë shumë të thella. Faqja zviceriane e specializuar në lajmet e aviacionit Ch-Aviation njoftoi se një nga qiradhënësit ka paditur në gjykatë kompaninë shqiptare për mospagimin e qirasë së avioneve.

Nuk dihet se cila është kompania paditëse dhe në cilën gjykatë e ka paditur ajo Air Albanian. Por kohët e fundit në media është publikuar lajmi se një prej avionëve të Air Albanias u sekuestrua në Stamboll nga kompania qiradhënëse Etihad në fillim të muajit të kaluar për shkak të mospagimit të qirasë.

Ky është lajmi i radhës që tregon se flamuri shqiptar i aviacionit mund të jetë në momentet e tij të fundit. Ndonëse këto ditë Air Albania ka nisur një fushatë mediatike për të përmirësuar imazhin e saj, të dhënat që vijnë nga anë të tjera tregojnë se situata e saj financiare është shumë e vështirë.

Pak ditë më parë, Aeroporti i Ljubjanës njoftoi se Air Albania kishte anulluar fluturimet Tiranë-Ljubjanë për shkak të vështirësive financiare. Ndërsa këtë të mërkurë u bë publik lajmi i padisë për mospagesën e qirasë së avionëve.

Air Albania ka qenë në qendër të debateve publike, qëkur kompania i ofroi kryeministrit Edi Rama një charter personal për udhëtimet e tij, përmes një marrëveshje jo transparente. Vetë kryeministri ka deklaruar se charteri nuk u ka kushtuar asnjë qindarkë taksapaguesve shqiptarë, pasi Air Albania e ka vënë avionin në dispozicion në këmbim të shërbimeve të imazhit që kryeministri i bën kompanisë./Kapital.al

Previous Post

Donnarumma prezantohet te Manchester City: ‘Guardiola më deshi vërtet’ dhe komente mbi Luis Enriquen

Next Post

Zbulohet e vërteta pas transferimit, sulmuesi brazilian e refuzon dyfishin e rrogës nga Bayern për t’u larguar te…

Next Post
Zbulohet e vërteta pas transferimit, sulmuesi brazilian e refuzon dyfishin e rrogës nga Bayern për t’u larguar te…

Zbulohet e vërteta pas transferimit, sulmuesi brazilian e refuzon dyfishin e rrogës nga Bayern për t’u larguar te…

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al