Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Rritet rreziku i zjarreve, 160 vatra që nga 22 qershori

timoni.al by timoni.al
July 7, 2026
in AKTUALITET
0
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Rritet rreziku i zjarreve, 160 vatra që nga 22 qershori
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) u mblodh Komisioni Teknik Këshillimor për masat ndaj sezonit të zjarreve, i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm i AKMC-së Haki Çako dhe përfaqësues të strukturave përgjegjëse për mbrojtjen civile. Në mbledhje morën pjesë, ndër të tjerët, gjeneral brigade Razije Mehmeti, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura; Arben Cara, drejtor i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi; Skënder Brataj, drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore; dhe Dhimitraq Ziu, drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në DPPSH. Ata diskutuan gatishmërinë për mbështetje tokësore dhe ajrore, kapacitetet logjistike dhe intervenimet në mbështetje të strukturave vendore.

Gjatë takimit u analizua situata e krijuar nga temperaturat e larta dhe u vlerësua angazhimi i strukturave vendore, rajonale dhe qendrore në menaxhimin e zjarreve. Drejtori Çako bëri të ditur se nga data 22 qershor deri në ditën e sotme janë regjistruar 160 zjarre në të gjithë vendin. Nga këto, 127 raste kanë prekur sipërfaqe me bimësi, shkurre, ferra, pyje dhe mbetje urbane, ndërsa 33 raste janë cilësuar si zjarre urbane, të cilat janë menaxhuar nga Mbrojtja nga Zjarri dhe Shpëtimi.

Çako nënvizoi se Qeveria vijon të investojë në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes civile përmes fondeve të kushtëzuara dhe mbështetjes së prefekturave. Ai theksoi se suksesi në përballimin e zjarreve kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve për raportimin e menjëhershëm të vatrave të zjarrit, duke shtuar se sinjalizimi i hershëm mbetet element kyç për ndërhyrje të shpejta dhe efektive. Po ashtu u bë e ditur se Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile në AKMC është në gatishmëri 24/7 dhe në koordinim intensiv me të gjitha qendrat dhe operatorët kryesorë të strukturave operacionale, përfshirë Policinë e Shtetit, Urgjencën Mjekësore, Mbrojtjen nga Zjarri e Shpëtimin dhe Forcat e Armatosura.

Previous Post

Gjykata e Parisit shpall Le Pen fajtore për përvetësim të fondeve publike dhe e ndalon në presidencialet 2027

Next Post

Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Suedi dyshohet për atentat; arrestohet autori i dyshuar

Next Post
Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Suedi dyshohet për atentat; arrestohet autori i dyshuar

Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Suedi dyshohet për atentat; arrestohet autori i dyshuar

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al