Hapja e nje aparati celulare u kthye në provë për prokurorinë e posacme për të zbuluar aferën e korrupsionit.
Prokurori Dritan Prenci ka zbuluar bisedat se si është abuzuar me procedurat e tenderimit dhe favorizuar kompanitë e paracaktuara.
Bëhet fjalë për:
1. Ndertimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë), me Nr.REF-69427-08-21-2020.
2. Procedura e prokurimit me objekt “Supervizim punimesh për ndërtimin e rrugës Korçë- Ersekë, loti i 2 (pjesa e parë)”, me nr. REF-75548-10-14-2020.
3.Procedura e prokurimit me objekt “Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshtarave. Faza e dytë nga burimet e Kozelit”, me nr. REF-68285-08-11-2020.
Kryebashkiaku Erion Isai biseda me administratoren e kompanise fituese:
Konkretisht janë zhvilluar biseda në aplikacionin “Whatapp” midis të pandehurës Entela Çano, administratore e shoqërisë fituese të kesaj procedure prokurimi “A&E Engineering” sh.p.k., (me nr.celulari ……), shtetasit Erion Isai, me detyre Kryetar i Bashkisë Kolonjë, njekohësisht titullar i autoritetit (me nr. celulari 355697000077), shtetasit Armand Tafili, me detyrë Pergjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Bashkinë Kolonjë, njëkohësisht përgjegjës i njësis së prokurimit (me nr. celulari …….), shtetases Erjona Bujupi, punonjëse e shoqërisë së të pandehurës Entela Çano, “A&E Engineering” sh.p.k., (me nr. celulari …….), me permbajtjen si më poshtë:
Biseda të bëra në datën 01.07.2020, mes shtetasve Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano, me permbajtje si më poshtë:
* Në orën 10:05, shtetasi Erion Isai i dërgon shtetases Entela Çano mesazhet “Miremengjes. Shifi pak keto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuj enteles Vetem rjeti jashtem deri depo fi 250 ne 20 bar eshte 18 755 ml X 6793 leke = 127 402 715 pa tush kurse pesari fi 200 me gjatesi 1 880 X 4747 leke = 8 924 360 leke”
* Në orën 10:06, Entela Çano dërgon mesazhin “Mirmengjes..ok… mi dërgo
Ok..te njejten gie po bejme edhe ne..reduktim parametrash”.
* Në orën 10:08, Erion Isai dergon mesazhin “Sa me shpejt s Pls”.
* Në orën 10:09, Entela Çano dërgon mesazhin “Ok..pa merak”.
* Në orën 14:57, Erion Isai i përcjell shtetases Entela Çano mesazhet “Me duhet deri te premten. Me duhet lista me emrat e fshatrave dhe vlerat per cdo fshat vëlla. Nje zjarr te luteeeeem “0•404•
* Në orën 15:00, Entela Çano dërgon mesazhin “Pa merak.do bëj të pamunduren qe te
premten ti dorezojme”
* Në orën 15:01, Erion Isai dergon mesazhin “Je yll s’o dooa”.
* Në orën 21:22, shtetasi Erion Isai i shkruan përsëri shtetases Entela Çano mesazhin “Kemi gati ndonje premtim te ndonje fshati?
* Në orën 21:24, Entela Çano dërgon mesazhin “Neser paradite mendoj se mund të kemi diçka. Po sforcohemi shume per te arritur vleren.. 230 me tvsh.jam e sakte ? Ma konfirmo te lutem”.
* Në orën 21:24, Erion Isai dërgon mesazhin “330 Eshte max”.
* Në orën 21:25, Entela Cano dërgon mesazhin “Shyqyr.”.
* Në orën 21:28, Erion Isai dërgon mesazhin “Pls Zjarrrrr. Se neser duhet me i printu Vulos ktu te Une Te premte mengjes herët Duhen dorezu”.
* Në orën 21:29, Entela Çano dërgon mesazhin “Do bëj më të mirën e mundshme… mendoj
gè do tê jem korekte..por jam sforcuar shumë për të kapur vlerën.”.
* Në orën 21:29, Erion Isai dërgon mesazhin “Ishte teecepeeeeer e larte As behej ffale”.
Në orën 21:30, Entela Çano dergon mesazhin “Me 5 aspra tha do verë të mirë miku :
shprehje gjermane..”.
Biseda të bëra në datën 03.07.2020, mes shtetasve Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të BashkisëKolonjë dhe shtetases Entela Çano, me permbajtje si më poshtë:
* Në orën 12:39, 12:40 dhe 12:42, shtetasja Entela Çano ka katër thirrje tê humbura nga
shtetasi Erion Isai.
* Në orën 12:46, Erion Isai dërgon mesazhin “Shoqeeee”.
* Në orën 12:46, shtetasja Entela Çano telefonon shtetasin Erion Isai dhe së bashku
zhvillojnë një bisedë telefonike.
* Në orën 12:46, Entela Çano dërgon mesazhin “Isha ne telef te me falesh”.
* Në orën 12:47, shtetasja Entela Çano telefonon shtetasin Erion Isai dhe së bashku
zhvillojnë një bisedë telefonike.
* Në orën 12:48, shtetasja Entela Çano telefonon shtetasin Erion Isai dhe së bashku
zhvillojnë një bisedë telefonike.
* Në orën 12:57, shtetasi Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku
zhvillojnë një bisedë telefonike.
* Në orën 12:57, shtetasi Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë bisedë telefonike