Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Afera e “Bankers Petroleum”/ Lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori Leonidha Çobe. Dëshmitë në gjyq: Jemi të pafajshëm

Editor by Editor
July 5, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Afera e “Bankers Petroleum”/ Lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori Leonidha Çobe. Dëshmitë në gjyq: Jemi të pafajshëm
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në burg ish-drejtorin e ‘Bankers Petroleum’ Leonidha Çobe dhe CEO kinez Hongping Xiao. Mësohet se përveç këtyre dyve në burg, Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë dhe për 7 punonjësit e tjerë të arrestuar. Ndërkohë që të arrestuarit në dëshmitë e tyre para trupës gjyësore kanë mohuar akuzat ndaj tyre dhe janë deklaruar të pafajshëm. 

Dje Prokuroria e Fierit doli me njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier. Prokuroria bën me dije se ka lëshuar 14 masa sigurie për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”.

Nga këto masa sigurie janë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre ndaj personave drejtues të kësaj kompanie, mes tyre administratori aktual i shoqërisë, Hongping Xiao dhe ish-administratori, Leonidha Çobo. Ndërkohë në kërkim janë 5 shtetas të huaj. Gjithashtu bëhet me dije se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, prej 20 vitesh nuk ka paguar tatime, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Po ashtu nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro. 

Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese. Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Previous Post

Gjesti i Liverpoolit!… Do t’i paguajë familjes së Diogo Motës, pagën e dy viteve…

Next Post

Skandali i “Bankers Petroleum”, si ish-administratori Leonidha Çobo përfitoi miliona dollarë nga abuzimet e shumta

Next Post
Skandali i “Bankers Petroleum”, si ish-administratori Leonidha Çobo përfitoi miliona dollarë nga abuzimet e shumta

Skandali i “Bankers Petroleum”, si ish-administratori Leonidha Çobo përfitoi miliona dollarë nga abuzimet e shumta

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al