Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Afati i regjistrimit të diasporës, Celibashi: Deri më 9 mars, jo përtej kësaj date! Për dërgimin e zarfit, ftojmë në tender vetëm operatorë të huaj me përfaqësues në vend

Editor by Editor
March 3, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Afati i regjistrimit të diasporës, Celibashi: Deri më 9 mars, jo përtej kësaj date! Për dërgimin e zarfit, ftojmë në tender vetëm operatorë të huaj me përfaqësues në vend
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për media ka deklaruar se data 9 mars mund të jetë afati i fundit për regjistrimin e diasporër, pasi duhet shpallur lista paraprake. Kjo deklaratë vjen pas kërkesës së PD-së për shtyrjen e afatit për regjistrimin e diasporës për të mos përfunduar më 4 mars.

Celibashi tha deri më 9 mars mund të diskutohet për afate të tjera, por pa një amendim ligjor, nuk mund të ketë shtyrje përtej kësaj date. Ai shtoi se PS nuk ka qenë dakord me këtë kërkesë, duke argumentuar se data 4 është afati i njohur nga të gjithë. Kreu i KQZ tha për votën e diasporës se do të ftohen vetëm posta që janë ndërkombëtare dhe jo shqiptare.

“Data 9 mars është një datë që ne nuk shkojmë dot përtej saj sepse është përcaktuar nga ligji. Deri në datën 9 ne mund të flasim dhe të diskutojmë për afate të tjera, pra nuk mund të shkojmë përtej datës 9.  Ka qenë një kërkesë që të shtyhet afati për ditët, për ne s’ka problem, por PS s’ka qenë dakord me këtë ide duke thënë se data 4 është e njohur për të gjithë dhe se është afati i fundit dhe shtyrja për 2 ose 3 ditë nuk do të ndryshonte ndonjë gjë të madhe…

Nuk e ftojmë Postën Shqiptare në tender, vetëm operatorët ndërkombëtar që kanë përfaqësuesit e tyre në Shqipëri për të qenë pjesë së procedurës së përzgjedhjes. Negociata nis javën tjetër, nëse qeveria na jep fondet këtë javë”, tha ai.

KQZ i ka kërkuar Kuvendit dhe Ministrisë së Financave fonde shtesë prej 9. 3 milionë euro, për procesin e votimit të emigrantëve për zgjedhjet. Për këtë Celibashi tha se janë në diskutime me qeverinë për këtë fond shtesë dhe se në ka një dakordësi. 

“Kemi pasur një diskutim me përfaqësues të Ministrisë së Financave, në parim ka një dakordë për të mbështetur buxhetin e KQZ për një buxhet shtesë. Në parim s’ka hezitim nga qeveria për ta mbështetur KQZ sa i përket këtij aspekti”, tha ai.

Previous Post

“Kemi qenë Koreja e veriut e Europës!” Rama në Berlin: Në aeroport kishte një berberhanë, Karl Marks nuk do të hynte nëse nuk do të hiqte mjekrën

Next Post

“Ato videot i qani”/ Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, batuta me gazetarët në hyrje të Prokurorisë

Next Post
“Ato videot i qani”/ Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, batuta me gazetarët në hyrje të Prokurorisë

"Ato videot i qani"/ Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, batuta me gazetarët në hyrje të Prokurorisë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al