Thursday, June 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës, lidhet kontrata për instalimin e sistemit meterologjik

Editor by Editor
May 27, 2025
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Aeroporti i Vlorës, lidhet kontrata për instalimin e sistemit meterologjik
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

VLORA- Albcontrol njoftoi së fundmi në sistemin e prokurimeve se lidhi kontratën me kompaninë fituese T B S 96 SHPK për të realizuar blerjen dhe instalimin e sistemit meteorologjik automatik në shërbim të Aeroportit të Vlorës. Në dokumentet e procedurës kompania publike përcakton se ky sistem është i nevojshëm për rritjen e sigurisë dhe veprimet operacionale në aeroportin në Jug të Shqipërisë.

“Me qëllim rritjen e sigurisë dhe realizimin e veprimeve operacionale në Aerodromin e Vlorës, Albcontrol kërkon të instalojë një sistem të integruar meteorologjik automatik AWOS/ATIS për matjen në kohë reale të të dhënave meteorologjike, kontrollin dhe verifikimin e tyre (nëpërmjet dy kopshteve meteorologjik të instaluar në të dy anët e pistës), marrjen e të dhënave dhe përpunimin e tyre në sistemin qendror AWOS dhe transmetimin e tyre në sistemet e tjera ndërfaqësuese sipas formateve të caktuar (mesazhet meteorologjike) si dhe në frekuencë,” thuhej në dokumente.

Sipas të njëjtave sistemi i integruar AWOS/ATIS do të sigurojnë informacionin e kërkuar për planifikimin operacional të aviacionit te kategorisë I (Cat I) dhe për të garantuar siguri të plotë në operacionet e fluturimit ulje/ngritje.

Punimet për plotësimin e infrastrukturës së nevojshme të Aeroportit të Vlorës janë në proces e sipër edhe pse në fillim të majit u mbaj një ceremoni e posaçme e certifikimit të pistës së këtij aeroporti. Pavarësisht këtij fluturimi “certifikues” në këtë aeroport nuk mund të kryhen momentalisht operacione duke përcaktuar se fillimi i aktivitetit nuk pritet të jetë së shpejti.

Këtë e konfirmuan së fundmi edhe turoperatorët e turizmit të cilët nënvizuan se kontratat me garanci që kishin nënshkruar për rajonin e Vlorës me strukturat akomoduese ndoshta do të viheshin në diskutim ose do të operoheshin nga Tirana sipas mundësive për shkak se është e pamundur që këtë vit të ulen charterat sikurse ishte përfolur me herët për aeroportin e ri.

Aeroporti i Vlorës zotërohet nga Mabco Constructions SA e cila mori kontrollin e plotë mbi kontratën koncesioneve në fund të vitit 2022 kur bleu nga ortaku YDA Insaat Sanayi ve Ticaret 40 për qind të aksioneve. Investimi i deritanishëm i deklaruar nga përfaqësuesit e qeverisë për këtë aeroport ka arritur 140 milionë euro por ende nuk është dhënë një afat për nisjen e operimit të këtij aeroporti./ Monitor

Previous Post

Aksidenti me 47 të plagosur në Liverpool/ Dy në gjendje të rëndë, autori “shpëtohet” nga policia, të pranishmit tentojnë ta sulmojnë

Next Post

Fati do ju buzëqeshë në planin financiar, parashikimi i Horoskopit për sot

Next Post
Fati do ju buzëqeshë në planin financiar, parashikimi i Horoskopit për sot

Fati do ju buzëqeshë në planin financiar, parashikimi i Horoskopit për sot

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al