Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Adriatiku një super mashtrues/ Endri Shabani: Lapaj kishte dhënë garanci se do jepte dorëheqjen, nuk e mbajti fjalën

Editor by Editor
July 20, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Adriatiku një super mashtrues/ Endri Shabani: Lapaj kishte dhënë garanci se do jepte dorëheqjen, nuk e mbajti fjalën
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, konfliktin me Adriatik Lapajn e “Shqipëria Bëhet”.

“Ka një tension që lidhet me premtimin për përfaqësim në Parlament. Sistemi zgjedhor na ka detyruar që të dalim me një skemë ku lista e mbyllur do të jepte dorëheqjen (46 kandidatë) dhe të gjithë të tjerët ishim te lista e hapur. Para se të ndodhte e gjitha kjo, pati diskutim se kush do e drejtonte koalicionin dhe vendosëm ta drejtonte më i riu ndër ne, që ishte Adriatik Lapaj, i cili, si kryetar, do të ishte edhe më i promovuari. Për pasojë, do të kishte avantazh ndaj të tjerëve. Shqetësimi ishte se ky avantazh mund të ishte i padrejtë. Për këtë arsye, garancia ishte që nëse marrim vetëm 1 mandat, nuk do të ishte Adriatiku”, tha Shabani.

“Kishte një garë mes gjithë të tjerëve dhe kishte një angazhim të drejtuesit të koalicionit, i cili tha që “ju nuk po futeni në garë për të më bërë mua deputet sepse nuk jam këtu për karrierën time personale”. Kjo garanci u tha edhe publikisht më pas. Çfarë ndodhi? Të 46 kandidatët, kur erdhi data 11 maj, firmosën dorëheqjet. Kandidati i 47, që ishte Adriatiku, ndryshoi mendim”, shtoi Shabani.

Sipas tij, kryetari i koalicionit që kishte avantazh ndaj të tjerëve “merrte përsipër që të jepte dorëheqjen”.

“Kjo nuk është shkruar në marrëveshje, por ne jemi njerëz të fjalës dhe janë provat që angazhimi ai ishte. Duke qenë se ishte lider i koalicionit, ai vendoste standardin për të tjerët. Njëri prej personave që kishin firmosur dorëheqjen u ndje i përdorur ngaqë kreu i koalicionit nuk e mbajti fjalën”, shtoi më tej Lapaj.

Previous Post

Plagosja në Sarandë/ Del FOTOJA e ish-efektivit të policisë që u godit me tytën e pistoletës

Next Post

“Jam kërcënuar prej muajsh”/ Dhuna ndaj pronarit të hotelit në Ksamil, Albert Pashaj: Nëse nuk vepron drejtësia do vetëmbrohem

Next Post
“Jam kërcënuar prej muajsh”/ Dhuna ndaj pronarit të hotelit në Ksamil, Albert Pashaj: Nëse nuk vepron drejtësia do vetëmbrohem

"Jam kërcënuar prej muajsh"/ Dhuna ndaj pronarit të hotelit në Ksamil, Albert Pashaj: Nëse nuk vepron drejtësia do vetëmbrohem

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al