Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“ADN në bishta cigaresh…”/ Zbardhen detaje të reja për ekzekutimin e Nikulajt, ja provat që çuan në zbulimin e grupit kriminal

Editor by Editor
April 28, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
“ADN në bishta cigaresh…”/ Zbardhen detaje të reja për ekzekutimin e Nikulajt, ja provat që çuan në zbulimin e grupit kriminal
0
SHARES
88
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me provat që çuan në zbulimin e grupit kriminal që kishte marrë përsipër ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikualajt. Sipas “TvKlan”, në bagazhin e makisës së përdorur nga Edmond Haxhia, qese, fatura tatimore, rroba, veshje si ato të grave muslimane (hixhab), doreza e shishe ujë. Më pas, nga kontrolli i bërë në banesën e Haxhisë në fshatin Kakarriq, në magazinën e shtëpisë janë gjetur qese plasmasi, fatura  të një marketi në Shkodër, një çamçakëz i konsumuar, një shishe ujë dhe nje facoletë e përdorur.

Nga aty, kontrolle janë ushtruar në dhomën 302 të hotel “B.”, ku qëndroi shtetasi britanik Harry Simpson, e atje kishte disa bishta cigaresh, nga ku u mor profili gjenetik i nevojshëm që më pas u krahasua me gjurmët e marra nga dorezat e gjetura në bagazhin e mjetit, duke provuar kështu përfundimisht që edhe ai kishte lidhje me ngjarjen. Sipas policisë, ai rezulton i proceduar 27 herë në Angli për posedim droge, dhunë dhe vjedhje.

Ndërkohë që autori i vrasjes, portugezi Ruben Saraiva është veshur një ditë me hixhab për të mos lënë gjurmë askund, veçse atye kishte lënë pështymë që ka rezultuar i njëjtë me atë të përftuar nga një çamçakëzi  i gjetur ngjitur në traun e magazines së shtëpisë së Edmond Haxhisë.

Mjeti të cilin ka përdorur Edmond Haxhia ishte marrë me qira në 26 Mars dhe është kthyer nga një shoku i tij në 21 Prill, por edhe pse ishte larë, sendet e bagazhit nuk ishte hedhur në kosh, ndaj prej tyre është zbardhur e gjithë skema e vrasjes.

Vrasja e Nikulajt u zbardh një ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe.

Previous Post

“Më zhgënjeve”/ Luizi i ‘pret’ biletën dhe thumbon hapur banoren pas debateve: Kaq e pate?

Next Post

“Edhe të vdekur ia keni frikën”, shkatërrohet varri i Fatmir Haklajt, “shpërthen” e motra!

Next Post
“Edhe të vdekur ia keni frikën”, shkatërrohet varri i Fatmir Haklajt, “shpërthen” e motra!

“Edhe të vdekur ia keni frikën”, shkatërrohet varri i Fatmir Haklajt, “shpërthen” e motra!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al