Thursday, June 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Abuzim me ndihmat ekonomike, Prokuroria Elbasan kërkon masa sigurimi për 6 funksionarë; dëm 12.5 milionë lekë

timoni.al by timoni.al
June 25, 2026
in LAJME
0
Abuzim me ndihmat ekonomike, Prokuroria Elbasan kërkon masa sigurimi për 6 funksionarë; dëm 12.5 milionë lekë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjashtë funksionarë shtetërorë në Elbasan janë vënë nën masë sigurie pas hetimit për abuzime me skemën e ndihmës ekonomike, ku dyshohet një dëm rreth 12.5 milionë lekësh të reja. Me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka caktuar masat “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” ndaj A.Ç., N.B., A.Ç., G.S., L.K. dhe M.K., të cilët mbajnë detyra si administrator shoqëror, postier, drejtor drejtorie në Bashki dhe specialistë në Drejtorinë Rajonale, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan njofton se ndaj tyre ngrihen dyshime për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”, sipas neneve 248 dhe 25, 135, 186/2, 192/b të Kodit Penal. Procedimi penal do të dërgohet për gjykim pasi të njëjtëve u është njoftuar akuza dhe kanë marrë statusin e të pandehurit.

Hetimet, në kuadër të procedimit penal nr. 395, datë 24.04.2025, nisën pas kallëzimit të një qytetari që pretendonte abuzim me skemën e ndihmës ekonomike, duke u bazuar te rasti i familjarëve të tij. Prokuroria e Elbasanit, në bashkëpunim me Seksionin për hetimin e krimit ekonomik/financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kreu një hetim të plotë dhe të gjithanshëm. Hetimi u zhvillua në një Njësi Administrative të qarkut Elbasan për periudhën tetor 2024–korrik 2025 dhe konstatoi një dëm ekonomik rreth 12.500.000 lekë të reja.

Sipas hetimit, funksionarët, në bashkëpunim mes tyre, kryen veprime në kundërshtim me ligjin: nuk administruan dokumentacionin e kërkuar, rritën fiktivisht numrin e familjeve përfituese, përvetësuan pa të drejtë shuma monetare dhe nuk ushtruan kontrolle efektive për të parandaluar veprimtarinë e paligjshme. Pas fillimit të hetimit, numri i familjeve përfituese u ul nga 320 në 110. Prokuroria shpreh angazhimin për hetimin me përparësi të krimeve financiare dhe i bën thirrje qytetarëve për denoncim ndaj abuzimeve me detyrën. Top Channel.

Previous Post

FIFA nuk fal, dënim drastik për futbollistin e Katarit pas faullit horror që i theu këmbën yllit kanadez

Next Post

E padukshmja në jetën e Haaland: Pse ylli botëror zgjodhi të veprojë krejt ndryshe nga të tjerët?

Next Post
E padukshmja në jetën e Haaland: Pse ylli botëror zgjodhi të veprojë krejt ndryshe nga të tjerët?

E padukshmja në jetën e Haaland: Pse ylli botëror zgjodhi të veprojë krejt ndryshe nga të tjerët?

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al