Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

A duhet të transmetohen në televizion gjyqet e Trump?

Editor by Editor
August 10, 2023
in AKTUALITET, BOTË
0
A duhet të transmetohen në televizion gjyqet e Trump?
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë shtete amerikane lejojnë transmetimin e seancave nga salla e gjyqit, por gjykatat federale nuk e bëjnë një gjë të tillë. Disa ligjvënës amerikanë po përpiqen ta ndryshojnë këtë rregull për gjyqet e pritshme federale të ish-presidentit Donald Trump.

Transmetimi në televizion i gjyqeve të ish-presidentit amerikan Donald Trump, do të ngjallte interes masiv.

Por meqenëse kamerat janë të ndaluara në gjykatat federale, skicat nga seancat janë të vetmet që përshkruajnë paraqitjet e tij të fundit në Uashington dhe Majami.

Ndryshimi i rregullave kundër procedurave televizive do të ishte një proces kompleks, por disa ligjvënës demokratë dhe madje edhe avokati i zotit Trump, John Lauro, argumentojnë se kamerat në gjykatë do të përmirësonin transparencën .

Por disa të tjerë, përfshirë bordin editorial të gazetës The Wall Street Journal, druhen se prania e kamerave mund të ndikojë negativisht në procedurat e gjykimit. Ish-prokurori federal Mark MacDougall është dakord.

“Mendoj se bëhet fjalë për ndikimin që mund të ketë tek pjesëmarrësit në gjyq, gjykatësit, avokatët, dëshmitarët e kështu me radhë”, thotë ai.

Të tjerë argumentojnë se në politikën tejet të polarizuar të Amerikës, ku debatohet edhe për faktet bazë, transmetimi me kamera mund të jetë kritik për llogaridhënien, siç thotë analisti politik Calvin Dark.

“Nëse nuk ka kamera në sallën e gjyqit, ekziston mundësia e keqinformimit ose dikush që ndodhet në sallën e gjyqit mund të keqinterpretojë ose të nxjerrë jashtë kontekstit atë që po ndodh në të vërtetë.”

Zoti Trump do të jetë kandidat presidencial kur të dalë në gjyq. Eksperti i shkencave politike, Dean Lacy thotë se është e vështirë të parashikohet se si do të ndikonte transmetimi televiziv në popullaritetin e tij./VOA

Artikulli i plotë këtu.

Previous Post

“Do t’u taksojë edhe kasollet, ka shkuar 1kg djathë sa 1kg hashash”, thumbon deputeti i PD

Next Post

Me vlerë 600 milionë euro, sekuestrohet një tjetër sasi rekord kokaine

Next Post
Me vlerë 600 milionë euro, sekuestrohet një tjetër sasi rekord kokaine

Me vlerë 600 milionë euro, sekuestrohet një tjetër sasi rekord kokaine

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al