Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK i kërkon Kuvendit autorizim për Berishën, ja kur mblidhet Këshilli i Mandateve

Editor by Editor
December 12, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
SPAK i kërkon Kuvendit autorizim për Berishën, ja kur mblidhet Këshilli i Mandateve
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas disa përpjekjeve të dështuara për ta marrë në pyetje si të pandehur për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, SPAK ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Sali Berishën nga “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të lëvizjes jashtë shtetit”, në “arrest në burg” ose “arrest shtëpie”.

Por për ta bërë këtë, Prokurorisë së Posaçme i duhet autorizimi i Kuvendit.

Ndaj këtë paradite në zyrën e Lindita Nikollës ka mbërritur kjo kërkesë e firmosur nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ku kërkohet nga parlamenti t’i heqë imunitetin deputetit Sali Berisha.

Lidhur me këtë rast bëhet me dije se më datë 18 dhjetor, në orën 12:00, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit do të mblidhet për shqyrtimin e kërkesës së SPAK që kërkon autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Sali Berishës.

Lajmin e bëri të ditur kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

“Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në datën 18.12.2023, ora 12.00, në Kryesinë e Kuvendit,” thuhet në njoftim.

Previous Post

Relacioni i SPAK-ut: Berishës t’i hiqet liria sepse refuzoi të paraqitej

Next Post

Del pas 9 orësh nga SPAK, Beqaj: Sugjerova për hetime shtesë

Next Post
Del pas 9 orësh nga SPAK, Beqaj: Sugjerova për hetime shtesë

Del pas 9 orësh nga SPAK, Beqaj: Sugjerova për hetime shtesë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al