Pas vdekjes së 55-vjeçarit Armando Meshau në Vlorë nga një konflikt i momentit janë zbuluar detaje të reja.
Autor i ngjarjes së rëndë është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Meta, Rei Meta.
Mësohet se viktima dhe 33-vjeçari a kanë ndalë nga një qendër noterie dhe më pas janë futur në qendrën e internetit për të printuar disa dokumente.
Dyshohet se 55-vjeçari nuk e kishte dokumentin me vete dhe prandaj ka nisur sherri. Viktima ka folur me tone të larta dhe autori i është kundërpërgjigjur duke i thënë që të mos t’i ngrejë zërin.
55-vjeçari mësohet se e ka ofenduar dhe më pas Rei Meta e ka goditur me grushte.
Ngjarja është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë, ndërsa diskutimi mes tyre është dëgjuar edhe nga personat e pranishëm.