Murinjo ka marrë humbjen e parë në karrierë në një finale europiane pasi i kishte fituar të gjitha të tjerat. Portugezi duhej të dorëzohej përpara Seviljës, në shtëpinë e tyre, në “Europa League”. Në ruletën ruse, kundërshtari i Romës ishte më i saktë duke fituar kompeticionin.
Vendi i dytë është humbësi i parë! Për këtë arsye, Murinjo nuk e ka mbajtur të vendosur për asnjë moment medaljen e dhënë. Ai ka shkuar te tifozët dhe e ka hedhur aty ashtu siç bëjnë zakonisht lojtarët me fanellat. /Sport Ekspres/















