Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fredi Beleri në gjyq: Dua drejtësi

Editor by Editor
May 22, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Fredi Beleri në gjyq: Dua drejtësi
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Kërkoj vetëm drejtësi”! Kjo ka qenë fjalia e vetme që Fredi Beleri ka thënë përpara gjykatës së Posaçme, e cila ka refuzuar kërkesën e tij duke pranuar provat e paraqitura nga SPAK-u duke e lënë në burg pa afat.

Fredi Beleri është arrestuar për blerje të votave për zgjedhjet e 14 Majit. Gjithashtu masën e arrestit me burg gjykata e ka dhënë edhe për bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi, i cili ndodhet në spital. Avokati i Belerit tha se nesër do të bëjnë apelimin e vendimit.

“Ne patëm pretendimet tona, vetë Fredi Beleri kërkoi vetëm drejtësi nga gjykata duke mos e pranuar dyshimin që është ngritur për të.

Nesër do të ushtrojmë të drejtën e ankimit në Apel. Ne ato që kemi deklaruar dhe që ka deklaruar edhe shtypi, ne pretendojmë se nuk ka dyshim të arsyeshëm dhe nuk duhet vendosur masë sigurimi.

Më absurde është që Kokaveshi që ndodhet në spital, edhe mund të ishte ndryshuar masa, sepse ka bërë transplant të zemrës. Ne dorëzuam prova shëndetësore. Nuk u paraqit asnjë provë e re. Fredi nuk e ka takuar asnjëherë të infiltruarin.

Në dosje nuk gjendet asnjë listë me emrash. Lekët? Atë personin ta pyesin se ku i ka gjetur. I arrestuari pretendon se nuk i ka dhënë asnjë gjë. Për mandatin pyesni kryeministrin kur të dalë, sepse ne kemi punë me burgun” tha avokati i Belerit.

Previous Post

Zbritje prej 11 pikësh dhe 8 muaj pezullim për ish-drejtuesit, ja kur do të jepet dënimi për Juventus

Next Post

Renditja e 12 qarqeve: 44% e ekonomisë e përqendruar në Tiranë, më pas vjen Fieri dhe Durrësi

Next Post
Renditja e 12 qarqeve: 44% e ekonomisë e përqendruar në Tiranë, më pas vjen Fieri dhe Durrësi

Renditja e 12 qarqeve: 44% e ekonomisë e përqendruar në Tiranë, më pas vjen Fieri dhe Durrësi

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al