Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Stallat bosh dhe tokat djerrë/ ‘Bujqësia u rrit me 15 për qind’ / Ku e gjeti ministrja e çobanëve këtë shifër?

Editor by Editor
January 17, 2023
in AKTUALITET, POLITIKE, Vendi
0
Stallat bosh dhe tokat djerrë/ ‘Bujqësia u rrit me 15 për qind’ / Ku e gjeti ministrja e çobanëve këtë shifër?
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë raportimit të arritjeve të vitit të kaluar dhe sfidat e objektivat që i ka vendosur Ministrisë së Bujqësisë për këtë vit, ministrja Frida Krifca foli edhe me shifra.

Krifca tha se në 12 muajt e 2022 bujqësia njohu rritje, si në vlerën e eksporteve, ashtu edhe në sasinë e tyre. Për vlerën, ministrja përmendi shifër mbi gjysmë miliardi euro, ndërsa për sasinë tha se bujqësia u rrit me 15.6 për qind.

Ministrja nuk shtjelloi në zëra se cilët sektorë të bujqësisë ishin rritur dhe me sa ishin rritur. Por, nëse shifrat e dhënë për rritjen e eksporteve në vlerë mund të jenë të besueshme për shkak të rritjes së përgjithshme të çmimeve, shifra e dhënë nga Krifca për sasinë nuk mbështetet nga të dhënat zyrtare të INSTAT.

Bujqësia jo vetëm që nuk u rrit në nëntëmujorin e parë të vitit të kaluar, por u tkurr lehtë. Sipas të dhënave të INSTAT, deri në shtator të 2022-it, bujqësia ishte i vetmi sektor me rënia, edhe pse e gjithë pjesa tjetër e ekonomisë raportonte rritje, udhëhequr nga ndërtimi dhe turizmi.

Të dhënat e INSTAT në raportimet periodike tremujore të Prodhimit të Brendshëm Bruto tregojnë se bujqësia ra me 0.02 për qind në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, ndërsa u rrit në shifra të papërfillshme prej 0.05 dhe 0.01 në dy tremujorët e parë të të njëjtit vit.

Statistikat për të gjithë vitin e kaluar nuk janë publikuar ende, por mjaftojnë të dhënat e nëntë muajve të parë të vitit të kaluar për të vendosur seriozisht në pikëpyetje pretendimet e ministres së Bujqësisë për rritje me mbi 15 për qind të sasisë së eksporteve bujqësore.

…vetëm nëse kjo rritje është regjistruar në tre muajt e fundit të vitit të kaluar.

E thënë më thjeshtë, ministren në këtë rast e tradhtojnë vetë shifrat e nxjerra nga institucioni i saj, duke pasur parasysh se INSTAT i harton raportet periodike bazuar në të dhënat që i dorëzon Ministria e Bujqësisë dhe drejtoritë e zyrat që ajo ka në varësi.

Previous Post

Merret vendimi, Kejvina Kthella përjashtohet nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania”

Next Post

Çfarë ndodhi?! Albano Bogdo njofton tërheqjen “e përjetshme” nga ekrani

Next Post
Çfarë ndodhi?! Albano Bogdo njofton tërheqjen “e përjetshme” nga ekrani

Çfarë ndodhi?! Albano Bogdo njofton tërheqjen “e përjetshme” nga ekrani

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al