Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tjetër injorim për “Ballkanin e Hapur”, kancelari Scholz thërret liderët e rajonit në Procesin e Berlinit

Editor by Editor
November 1, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Tjetër injorim për “Ballkanin e Hapur”, kancelari Scholz thërret liderët e rajonit në Procesin e Berlinit
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa krerët e tre shteteve të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia, shtyjnë përpara agjendën e nismës “Ballkani i Hapur”, Gjermania “ringjall” Procesin e Berlinit dhe thërret mbledhjen e samitit të radhës që do të mbahet në 3 nëntor.

Eventi do të mbahet në Berlin, me iniciativë të zëvendës presidentes së Bankës Europiane të Investimeve, Lilyana Pavlova dhe do të drejtohet nga kancelari gjerman Olaf Scholz. Përveç liderave të Ballkanit Perëndimor, në samit do të marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë të Mbretërisë së Bashkuar, lidera të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe organizata rajonale.

Axhenda do të ketë një fokus të veçantë në sigurinë energjetike dhe tranzicionin e gjelbër si dhe angazhimin e rajonit për të përshpejtuar zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Në samit gjithashtu do të trajtohen iniciativat për të rritur zhvillimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, të shpallur në kuadër të Procesit të Berlinit në nëntor 2020. Një nismë që në fakt bie ndesh me një tjetër nismë të ngjashme, të shpallur nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.

Kryeministri Edi Rama është shprehur më herët se Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë dy nisma që nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën.

Procesi i Berlinit nisi në vitin 2014 si platformë për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) për të përshpejtuar përafrimin më të ngushtë me BE-në dhe për të thelluar integrimin dhe bashkëpunimin rajonal, si një çelës për rritjen ekonomike dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kontekst, Procesi i Berlinit fokusohet në fusha të tilla si zhvillimi i infrastrukturës, biznesi, shkëmbimet rajonale të të rinjve, shkenca.

Deri më sot, nisma ka sjellë rezultate të prekshme për njerëzit në rajon duke përshpejtuar zhvillimin e infrastrukturës së transportit të qëndrueshëm, duke nxitur tranzicionin e gjelbër dhe bashkëpunimin rajonal, të cilat janë një moment historik i rëndësishëm drejt përafrimit me BE-në dhe ambiciet e zgjerimit.

Previous Post

VIDEO/ Momenti i dorëzimit të “përdhunuesit serial” Spartak Dyrmishi te policia greke

Next Post

“Shqiptarët janë djallëzore, por të zgjuar”, gazetari britanik: Shpopullimi i Shqipërisë po bëhet me qëllim që të jetojnë veç të pasurit

Next Post
“Shqiptarët janë djallëzore, por të zgjuar”, gazetari britanik: Shpopullimi i Shqipërisë po bëhet me qëllim që të jetojnë veç të pasurit

“Shqiptarët janë djallëzore, por të zgjuar”, gazetari britanik: Shpopullimi i Shqipërisë po bëhet me qëllim që të jetojnë veç të pasurit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al