Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrau gruan, gjendet arma e krimit/ Avokati i shqiptarit: Është penduar

Editor by Editor
October 29, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Vrau gruan, gjendet arma e krimit/ Avokati i shqiptarit: Është penduar
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet italiane kanë gjetur armën e krimit që përdori shqiptari Avni Meçja për të vrarë bashkëshorten e tij rumune, Alexandra Elena Mocanu. Sipas asaj që shkruajnë mediat, autoritetet kanë gjetur një çekiç. Arma e krimit ishte hedhur në një zonë në autostradë nga Meçja.

Prokuroria e Bolzanos ka deklaruar se do të vijojnë hetimet. Përfaqësues të saj kanë informuar edhe në lidhje me rezultatet e para të autopsisë, e cila konfirmon se vdekja e gruas ka ardhur si pasojë e dy goditjeve me një mjet të mprehtë në kokë. Autoritetet dyshojnë se është pikërisht çekiçi që kanë gjetur që është përdorur nga Meçja.

Shqiptari, i cili punonte në ndërtim, ka rrëfyer vrasjen e partneres së tij dhe pas marrjes në pyetje prej 5 orësh tregoi se e vrau Alexandra-n pas një debati. 35-vjeçarja punonte si bariste, por pasi të shkonte në shtëpi atë të shtunë do të përfshihej në një debat të fortë me Meçjen.
Ky i fundit në moment e sipër e ka goditur 2 herë me çekiç në kokë. Plagët ishin fatale dhe i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pas kësaj, shqiptari ka lënë shtëpinë dhe është drejtuar drejt Veronas ku ndodhen disa të afërm të tij. Më pas iu drejtua aeroportit të Treviso-s për të shkuar në Shqipëri, por arratia nuk zgjati shumë.
Më 27 Tetor ai u vu në pranga dhe tashmë pritet që të transferohet në paraburgimin në Trento.
“Meçja është mirë edhe pse është dukshëm shumë i lodhur dhe i penduar”, ka thënë avokati i shqiptarit, Massimo Dal Ben.

Mes Avniut dhe Alexandra Elena sherret nuk ishin diçka e re. Në 2019-n dhe 2020-n, kur jetonin ende në Verona, gruaja e kishte denoncuar për keqtrajtim dhe ai ishte vendosur në arrest shtëpie dhe iu ishte ndaluar që t’i afrohej gruas. Megjithatë disa kohë me vonë, ata ishin afruar sërish. Alexandra Elena lë pas një djalë, i lindur nga një tjetër marrëdhënie, e që jeton në Romë me gjyshen e tij./tvklan.al

Previous Post

Rishi Sunak i kërkon ndihmë Macronit për të ndaluar emigrantët që vijnë nga Kanali

Next Post

Rritja e çmimit të energjisë/ Berisha: Të gjithë në këmbë më 12 nëntor

Next Post
Berisha zbulon detaje si po shkojnë negociatat brenda PD: Kemi nenin e fraksioneve, duhet të tolerojmë debatet dhe kundërshtitë

Rritja e çmimit të energjisë/ Berisha: Të gjithë në këmbë më 12 nëntor

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al