Sunday, March 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Akuzat e rënda ndaj UÇK, Rama i drejtohet sot Këshillit të Evropës, kërkohet anulimi i raportit të Dick Marty

Editor by Editor
October 12, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Radio publike gjermane: Si do të hyjë Shqipëria në BE kur nuk ka liri shtypi?
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme pritet të flasë në Këshillin Evropës në Strasburg. Rreth orës 15:00 (me orën shqiptare), Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës për të kërkuar rishikimin e Rezolutës numër 1782 dhe të shpallë të pabazuara të gjitha akuzat e ngritura ndaj Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur… NESËR FJALA IME NË KËSHILLIN E EUROPËS,”-shkruante Rama dje në rrjetet e tij sociale.

Rezoluta do të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik, me 125 vota pro, duke bashkuar maxhorancën dhe opozitën për të mbajtur të njëjtin qëndrim, pavarësisht përplasjeve të forta politike që kanë pasur. Pas kalimit në Kuvend, Rezoluta u është dërguar:

1.Vendeve anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të Këshillit të Europës;

2.Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës;

3.Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës;

4.Presidentit dhe zv/presidentëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;

5.Sekretares së Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;

6.Komitetit për Çështjet Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës;

7.Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Madje për të, kryeministri Edi Rama foli edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara,. Gjatë fjalimit të tij, raportin e Marty-t dhe ndikimin e tij në drejtësi e ka cilësuar si një ‘dështim’ që po njollos një vend. Ndërsa nuk kaloi pa kërkuar nga OKB që të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport të ri.

“Sa përmendet fjala Ballkan, vijnë imazhet e njollosura të krimeve njerëzore, të gjenocidit në Srebrenicë dhe spastrimin etik të shqiptarëve në Kosovë, llogaridhënia duhet të vazhdojë, por kjo kërkon angazhim dhe vendosmëri ndaj idealeve të drejtësisë dhe bashkëpunimit mes palëve, drejtësia shërbehet me fakte, prova dhe me të dhëna, nuk mund të mos ndaj një shembull të tmerrshëm që duhet të jetë një mësim për botën. Në 2011, u soll raporti i Dick Marty ku akuzohej ushtria e kosovës për trafikimin e organeve, duhet të ishte paguar si tregimtar/shkrimtar, por jo si raportues i Këshillit të Europës. Jo vetëm që shumë i besuan, po u shndërruan në faktorë kyç për ngritjen e dhomave të specializuara dhe u bë një nga rastet më të rënda të manifesti kundër pavarësisë së Kosovës. Asnjë grimë prove apo treguesi nuk u gjet askund dhe asnjë vend tjetër, e megjithatë, dhomat e specializuara kanë arrestuar pa padi Hashim Thaçin, presidentin e Kosovës.

Ai priti një vit në burgim deri sa u akuzua zyrtarisht, imagjinojeni njëherë, presidenti juaj, që merret nga zyra çohet në një vend të tretë që mbahet i ndaluar për një vit të tërë pa asnjë akuzë zyrtare, as edhe një fjalë e vetme e aktakuzës nuk ka të bëjë me raportin e Këshillit të Europës, për krimin e pretenduar të trafikimit, një fantazi e tërë, dështim monumental në nivel ndërkombëtar, njollosje e një vendi. Ne mendojmë që Asambleja do të nevojë të vërtetën dhe do të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues, ndërkohë që dëmi është bërë dhe të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë enjë organizatë kaq të rëndësishme,”-tha Rama.

Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim ç’njerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK.

Duke u bazuar në të dhënat e këtij raporti janë ngritur padi për krime lufte për shumë drejtues dhe komandatë të UÇK-së, por së fundmi shteti i Kosovës ka marrë goditjen më të fortë. Për krime në të ashtuquajturën “shtëpia e verdhë” në Burrel, akuzohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Nasim Haradinaj dhe Jakup Krasniqi. Përveç kupola e UÇK-së, të gjithë të tjerët kanë mbajtur poste të larta në Kosovës, veçanërisht Hashim Thaçi, i cili ka qenë president, por edhe kryeministër.

Previous Post

Ditë vendimtare për Kosovën, çfarë vendimi pritet të marrë BE për liberalizimin e vizave

Next Post

“Koka e tij ishte poshtë gomave të makinës”, vdes TRAGJIKISHT 20-vjeçari në Itali, dëshmitari rrëfen tmerrin: Po merrte ende frymë…

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
ZYRTARE/Tottenham dhe Igor Tudor shkëputin marrëdhënien, kontrata e përfunduar me dakordësi të ndërsjellë

ZYRTARE/Tottenham dhe Igor Tudor shkëputin marrëdhënien, kontrata e përfunduar me dakordësi të ndërsjellë

March 29, 2026
Pas arrestimit nga SHBA, Maduro reagon për herë të parë: Jemi të qëndrueshëm, të fortë dhe të qetë.

Pas arrestimit nga SHBA, Maduro reagon për herë të parë: Jemi të qëndrueshëm, të fortë dhe të qetë.

March 29, 2026
Juventus, David rikthehet dhe shënon dy gola pas dy muajsh, në ndeshjen me Kanadanë

Juventus, David rikthehet dhe shënon dy gola pas dy muajsh, në ndeshjen me Kanadanë

March 29, 2026
Washington Post: SHBA ka në plan të kryejë operacione tokësore disa-javore në Iran, forcat speciale…

AKTUALITET

ZYRTARE/Tottenham dhe Igor Tudor shkëputin marrëdhënien, kontrata e përfunduar me dakordësi të ndërsjellë

by timoni.al
March 29, 2026
0

Igor Tudor nuk është më trajner i Tottenham Hotspur, pas një marrëveshjeje për ndarjen e menjehershme të bashkëpunimit. Klubi londinez...

Read moreDetails
Pas arrestimit nga SHBA, Maduro reagon për herë të parë: Jemi të qëndrueshëm, të fortë dhe të qetë.

Pas arrestimit nga SHBA, Maduro reagon për herë të parë: Jemi të qëndrueshëm, të fortë dhe të qetë.

March 29, 2026
Juventus, David rikthehet dhe shënon dy gola pas dy muajsh, në ndeshjen me Kanadanë

Juventus, David rikthehet dhe shënon dy gola pas dy muajsh, në ndeshjen me Kanadanë

March 29, 2026
Washington Post: SHBA ka në plan të kryejë operacione tokësore disa-javore në Iran, forcat speciale…

Washington Post: SHBA ka në plan të kryejë operacione tokësore disa-javore në Iran, forcat speciale…

March 29, 2026
Zona industriale në jug të Izraelit e goditur nga zjarri, ende nuk ka raportime për viktima

Zona industriale në jug të Izraelit e goditur nga zjarri, ende nuk ka raportime për viktima

March 29, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

ZYRTARE/Tottenham dhe Igor Tudor shkëputin marrëdhënien, kontrata e përfunduar me dakordësi të ndërsjellë

ZYRTARE/Tottenham dhe Igor Tudor shkëputin marrëdhënien, kontrata e përfunduar me dakordësi të ndërsjellë

March 29, 2026
Pas arrestimit nga SHBA, Maduro reagon për herë të parë: Jemi të qëndrueshëm, të fortë dhe të qetë.

Pas arrestimit nga SHBA, Maduro reagon për herë të parë: Jemi të qëndrueshëm, të fortë dhe të qetë.

March 29, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al