Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO-Skandali/ Kryetari i bashkisë Librazhd lëviz me makinë me targa false

Editor by Editor
September 28, 2022
in AKTUALITET, POLITIKE, Vendi
0
VIDEO-Skandali/ Kryetari i bashkisë Librazhd lëviz me makinë me targa false
0
SHARES
45
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Skandalet në bashkinë e Librazhdit nuk kanë fund. Duket se strumbullari i gjithë këtyre skandaleve buron direkt nga kryetari i kësaj bashkie Kastriot Gurra.

Jo në pak raste Gurra është kapur në shkelje të rënda në tendera të ndryshëm, tendera të paracaktuar me mungesë të theksuar konkurrence. Skandali i radhës buron direkt nga Gurra pasi ky i fundit qarkullon nëpër qytet me një fuoristradë me targa false.

Në videon e parë të realizuar nga gazetarët tanë, Gurra shihet teksa parkon dhe zbret nga një fuoristradë Toyota Land Cruiser me targë TR 9243 T. Video është realizuar në muajin gusht të këtij viti dhe targa e Tiranës në një automjet që është në pronësi të bashkisë Librazhd sikur nuk shkon.

Dhe pas një hulumtimi të shpejtë në sistemin e targave, kjo targë nuk rezulton aktive.

Image

Kjo targë rezulton të jetë e një automjeti tjetër të çregjistruar fare nga sistemi dhe që targat i ka deklaruar të humbura. Por skandali i bashkiakut nuk përfundon këtu. Ky i fundit, që s’dihet se për çfarë tjetër e përdor këtë makinë me targa false, krejt papritur i ndërron targat këtij automjeti duke i vendosur po prapë targa Tirane me numra të tjerë.

Në foton e dytë mjeti shihet i parkuar keqas nga Gurra në qytetin e Librazhdit, dhe të vendosura ka targa të tjera, TR 1666 K. Sërish sistemi i targave nuk zhgënjen nuhatjen e gazetarëve tanë që verifikojnë edhe targat e tjera që rezultojnë sërish false.

Image

Edhe targa e dytë del e regjistruar në një mjet tjetër dhe e çregjistruar nga sistemi, por që targat e saj i mban makina e kryetari të bashkisë Librazhd, Kastriot Gurra.

Një kryetar bashkie që lëviz me një mjet me targa false që i ndërron si mbreti gratë, lë hapësirë për aludime nga më të ndryshmet pasi targat false vendosen shpesh në Shqipëri nga njerëzit e krimit që i përdorin këto mjete në vrasje apo ekzekutime të ndryshme.

Sigurisht që prokuroria e posaçme duhet të nisë një hetim të gjerë për këtë rast pasi shumë aludime ngrihen nga ky skandal.

Previous Post

Zgjedhjet vendore/ Blushi: Çdo ditë shtohet numri i anëtarëve në PL, situata në terren “shpërthyese

Next Post

“ Më jep KAFE ose të dërgova në komisariat për gjeste të turpshme”, policët në Tiranë kapin çiftet që shëtisin dhe i shantazhojnë

Next Post
“ Më jep KAFE ose të dërgova në komisariat për gjeste të turpshme”, policët në Tiranë kapin çiftet që shëtisin dhe i shantazhojnë

“ Më jep KAFE ose të dërgova në komisariat për gjeste të turpshme”, policët në Tiranë kapin çiftet që shëtisin dhe i shantazhojnë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al