Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Akuzat se PD mori 500 mijë euro nga rusët në zgjedhjet e 2017, Gaz Bardhi shet Bashën

Editor by Editor
September 14, 2022
in Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Akuzat se PD mori 500 mijë euro nga rusët në zgjedhjet e 2017, Gaz Bardhi shet Bashën
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe Presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

Sipas zyrtarit që foli me median, ky është përfundimi në të cilin arrin një raport i komunitetit amerikan të zbulimit i cili ka analizuar financimet e Rusisë “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”.

Sipas një burimi me njohuri mbi raportin amerikan të zbulimit, Shqipëria është një nga këto vende.
“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazmë”, tha burimi i qeverisë amerikane.

Burimi nuk dha hollësi të mëtejshme për rastin e Shqipërisë. Por viti 2017, emri i Partisë Demokratike dhe shifra e përmendur prej 500 mijë dollarësh përkojnë me hetimet që janë hapur në Shqipëri në atë kohë ndaj PD-së bazuar në deklarimet që firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ ka raportuar se ka marrë nga PD-ja.

 

Firma lobuese amerikane kishte deklaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.

 

Pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera, sipas deklarimit janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

 Gazment Bardhi: Së pari unë njihem si Gazment Bardhi dhe mbaj përgjegjësi për çdo veprim timin, ajo që ju po thoni sot nuk ka asgjë të re, por i referohet diçkaje të vjetër. Për këtë gjë ka pasur një reagim nga ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha para se të futesha në këtë konferencë. Nuk kam asnjë koment shtesë. Keni pyetje për milionerët, oligarkët që ndërtojnë pa leje? Veçanërisht mediat që financohen nga oligarkët duhet të tregojnë pak më shumë interes për këto ndërtime.

Previous Post

Tucker Carlson: George Soros po financon fundin e qytetërimit

Next Post

Rrëfimi i shkrimtarit amerikan: Ku u fsheh Fatos Nano në 14 shtator pasi turma sulmoi Kryeministrinë

Next Post
Rrëfimi i shkrimtarit amerikan: Ku u fsheh Fatos Nano në 14 shtator pasi turma sulmoi Kryeministrinë

Rrëfimi i shkrimtarit amerikan: Ku u fsheh Fatos Nano në 14 shtator pasi turma sulmoi Kryeministrinë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al