Friday, May 9, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Dosja “Toyota Yaris”, prokurorët belgë do kërkojnë të marrin në pyetje Bashën

Author by Author
February 10, 2022
in KRONIKE, KRYESORE
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokurorët belg ndodhen në Shqipëri për dosjen e ‘Toyota Yaris’, të cilët nuk kanë hequr dorë nga marrja në pyetje të Lulzim Bashës.

Burime për Report TV konfimojnë se prokurorët belg kanë kërkuar të marrin në pyetje Lulzim Bashën.

Një grup prokurorësh belg ka ardhur në Tiranë ku janë takuar me prokurorë të Tiranës dhe të SPAK pikërisht për të luftuar pastrimin e parave dhe grupet kriminale shqiptare që operojnë në Belgjikë. Sipas prokurorëve belg bandat shqiptare pastrojnë paratë në Shqipëri, ndërsa burime për Report Tv mësojnë se një grup kriminal i trafikut të drogës është në qendër të hetimeve, ku janë të përfshirë edhe  zyrtarë.

Si u zbuluan 3.4 euro brenda makinë “Toyto Yaris”?

Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. Itenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri. Kjo çështje u përdor si një ‘kal beteje’ nga opozita shqiptare për të akuzuar ashpër kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

I rrezikuar për t’u marrë i pandehur si dekonspirues i operacionit, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u paraqit më datë 25 korrik 2019 për të dhënë shpjegime përpara prokurorit. Ai bëri një denoncim në një fjalë në Kuvend, dy ditë para se të bllokoheshin në portin e Durrësit automjetet që vinin nga Belgjika, në të cilat ishte fshehur shuma prej 3.4 milionë eurosh. Lulzim Basha u dënua nga gjykata me 50 mijë lekë gjobë për shpifje ndaj Taulant Ballës. Taulant Balla e paditi Lulzim Bashën për shpifje, lidhur me deklaratat që ky i fundit bëri në Kuvend se shuma e 3.4 milionë eurove e zbuluar ne dy makinat ‘Toyota Yaris’ i përkiste kreut te grupit socialist.

Në gjykim është dërguar vetëm Ervis Vladi për akuzën e “mosdeklarimit të të hollave në kufi” dhe Agim Çeka për “armëmbajtje pa leje”, ndërkohë që akuza fillestare ka qenë “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Ndërkohë, pushoi çështjen për të dyshuarit Alfred Vladi, Edi Lika, Klevi Cani dhe Alban Mollaymeri.

Previous Post

“U sqaruam bashkë ne më duket!”/ Rama: Shtëpinë siç e kishin nuk e bëjmë dot! Nënë Liza: Nuk dua vilë…

Next Post

Basha i tha “Po” Vettingut, Berisha: Bashkëqeverisje e pengut me pengmarrësin, për mua është proces i flakur

Next Post

Basha i tha “Po” Vettingut, Berisha: Bashkëqeverisje e pengut me pengmarrësin, për mua është proces i flakur

U zu nga masivi i dheut teksa po punonte në fabrikën e kromit/ Pas gjashtë ditësh kërkime, gjendet trupi i 29-vjeçarit Ardit Beshiri
AKTUALITET

U zu nga masivi i dheut teksa po punonte në fabrikën e kromit/ Pas gjashtë ditësh kërkime, gjendet trupi i 29-vjeçarit Ardit Beshiri

by Editor
May 9, 2025
0

KLOS- Trupi i fadromistit në Klos është gjetur sot pas gjashtë ditësh kërkime intensive. 29-vjeçari Ardit Beshiri, i cili fundos bashkë...

Read moreDetails
PD kërkon shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt: Të mblidhet urgjentisht Këshilli Bashkiak

PD kërkon shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt: Të mblidhet urgjentisht Këshilli Bashkiak

May 9, 2025
“Fluks i shtuar aplikimesh për shkak të skadimit të kartave të ID”, ministria e Brendshme: Zyrat e IdentiTek të hapura edhe më 10 maj! Ja oraret kur mund të tërhiqni kartat

“Fluks i shtuar aplikimesh për shkak të skadimit të kartave të ID”, ministria e Brendshme: Zyrat e IdentiTek të hapura edhe më 10 maj! Ja oraret kur mund të tërhiqni kartat

May 9, 2025
Berisha: Pas datës 12 maj kjo opozitë, bëhet mazhorancë e Shqipërisë. E ka ndjerë çdo shqiptar dhe vetë Rama

Berisha: Pas datës 12 maj kjo opozitë, bëhet mazhorancë e Shqipërisë. E ka ndjerë çdo shqiptar dhe vetë Rama

May 9, 2025
Reuters: Rama kërkon mandatin e 4, teksa vendi dominohet nga krimi dhe korrupsioni!

Reuters: Rama kërkon mandatin e 4, teksa vendi dominohet nga krimi dhe korrupsioni!

May 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

U zu nga masivi i dheut teksa po punonte në fabrikën e kromit/ Pas gjashtë ditësh kërkime, gjendet trupi i 29-vjeçarit Ardit Beshiri

U zu nga masivi i dheut teksa po punonte në fabrikën e kromit/ Pas gjashtë ditësh kërkime, gjendet trupi i 29-vjeçarit Ardit Beshiri

May 9, 2025
PD kërkon shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt: Të mblidhet urgjentisht Këshilli Bashkiak

PD kërkon shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt: Të mblidhet urgjentisht Këshilli Bashkiak

May 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al