Friday, May 9, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Intervista/ Prag lufta, në sytë e një shqiptari në Kiev

Author by Author
February 9, 2022
in KRONIKE, Vendi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kiev ka ndërtuar familjen e tij, pas martesës me një vajzë ukrainase. I dërguari Top Channel në Kiev, gazeteri Muhamed Veliu e takoi pak metra larg nga Sheshi Maidan ku në 2014 u zhvillua revolucioni EuroMaidan për të rrëzuar presidentin pro rus Viktor Janukoviç.

Natyrshëm biseda rrjedh për situatën ku ndodhet sot Ukraina dhe sa ndikon ajo në të përditshmen e Albanit dhe familjes.

Në një intervistë për Top Channel, Alban Cali tregon përjetimin e një shqiptari në një vend i cili është vendosur në fokusin e të gjithë botës, pas frikës së pushtimit nga Rusia.

Muhamed Veliu: Ju jeni ndër të paktët shqiptarë që jetoni në Kiev, si e keni përjetuar gjithë këtë situatë të tensionuar të ditëve të fundit?

Alban Cali: Situata është e tensionuar duke ndjekur edhe lajmet vendase dhe ndërkombëtare gjithashtu. Por edhe Top Channel në lajmet në Shqipëri.

Muhamed Veliu: Qeveria këtu po mundohet të minimizojë efektin negativ që prodhon kjo situatë?

Alban Cali: Kjo është shumë e vërtetë, po të ndjekësh lajmet vendase dhe ndërkombëtare ka një lloj disbalance por mendoj që është një nga gjërat kryesore që qeveria në Ukrainë po bën për të ruajtur një qetësi në popullatë.

Muhamed Veliu: Ju punoni me kolegë ukrainas, çfarë mendojnë ata për situatën? A janë të përfshirë ata në trajnimet për ta mbrojtur atdheun e tyre nga një sulm i mundshëm prej Rusisë?

Alban Cali: Ka kolegë që janë të tensionuar, ka nga ata që s’i ndjekin lajmet për të mos qenë të tensionuar, por ka edhe nga ata që janë bashkuar dhe regjistruar për mbrojtjen territoriale të Kievit.

Muhamed Veliu: Ju jeni i martuar me një vajzë ukrainase, a keni menduar në rast të një konflikti të armatosur, të ktheheni në Shqipëri?

Alban Cali: Po. Bashkëshortja e mendon se në rast të ndonjë shpërthimi të armatosur, shpëtimi mbetet Shqipëria.

Muhamed Veliu: Këtu ka një komunitet shqiptarësh të vjetër që jetojnë në Ukrainë, me çfarë merren dhe si e përjetojnë ata një situatë të tillë?

Alban Cali: Disa nga ata që unë flas dhe kam kontakte, jetojnë në Kiev, kanë qenë të qetë, por një pjesë e madhe e qytetarëve të Ukrainës nuk e besojnë se do të ndodhë një konflikt ushtarak./ Top Channel

Previous Post

VIDEO/ Sfidë me borën dhe të ftohtin, Forcat Speciale dalin në terren, për herë të parë…

Next Post

“Gjesti për fëmijët e mi është i jashtëzakonshëm”/ Arjola tregon pse u rikthye në BB VIP: Nuk jam egoiste, jo për të luftuar…

Next Post

“Gjesti për fëmijët e mi është i jashtëzakonshëm”/ Arjola tregon pse u rikthye në BB VIP: Nuk jam egoiste, jo për të luftuar...

Alarm në Dibër/ Deputeti Xhemal Gjunkshi bllokon në Maqellarë një makinë të dyshuar për blerje votash për PS
AKTUALITET

Alarm në Dibër/ Deputeti Xhemal Gjunkshi bllokon në Maqellarë një makinë të dyshuar për blerje votash për PS

by Editor
May 9, 2025
0

Një incident me ngarkesë të rëndë politike ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Maqellarës, Dibër, vetëm pak orë...

Read moreDetails
Meksika padit Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës për përdoruesit amerikanë

Meksika padit Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës për përdoruesit amerikanë

May 9, 2025
“Programi ynë në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet ndaj fermerëve”/ Berisha: Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria

“Programi ynë në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet ndaj fermerëve”/ Berisha: Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria

May 9, 2025
“Kundërshtarët nuk na mundin dot me votë!” Rama në mbylljen e fushatës në Tiranë: S’jemi më të mirët, por më të mira s’ka

“Kundërshtarët nuk na mundin dot me votë!” Rama në mbylljen e fushatës në Tiranë: S’jemi më të mirët, por më të mira s’ka

May 9, 2025
Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

May 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Alarm në Dibër/ Deputeti Xhemal Gjunkshi bllokon në Maqellarë një makinë të dyshuar për blerje votash për PS

Alarm në Dibër/ Deputeti Xhemal Gjunkshi bllokon në Maqellarë një makinë të dyshuar për blerje votash për PS

May 9, 2025
Meksika padit Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës për përdoruesit amerikanë

Meksika padit Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës për përdoruesit amerikanë

May 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al