Thursday, July 3, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

“VOA” mbi shëndetësinë e Shqipërisë: Mungesë transparence me prokurimet dhe tenderët për Pandeminë Covid-19

Author by Author
February 8, 2022
in KRYESORE, Shendet, SOCIALE, Vendi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata Together for Life publikoi në Tiranë një raport, sipas të cilit prokurimet emergjente në përballimin e pandemisë nuk ishin transparente.

Studimi thekson që më shumë se gjysma e prokurimeve në shëndetësi kishin vetëm një operator në garë.

“Në tenderët e shëndetësisë gara është shumë e kufizuar. Mbi 55 për qind e tenderëve të zhvilluar nga viti 2016 deri në dhjetor të vitit 2021 kishin vetëm një operator pjesëmarrës në garë, ndërsa 35 për qind kishin më shumë se dy operatorë në garë”, detajoi raporti.

Për të njëjtën periudhë, shton raporti, vetëm 47 për qind e tenderëve të zhvilluar patën kontrata të lidhura dhe afro 16 për qind e procedurave u anulluan.

Studimi thekson se gara e hapur u përdor vetëm në 31 për qind të shpalljeve dhe se për to ka një seri ankesash për autoritetet kontraktuese, të cilat, sipas vëzhgimit, përpiluan kritere teknike përjashtuese, duke favorizuar në mënyrë jo të drejtpërdretë kompanitë e lidhura me autoritetin kontraktor.

Pjesa tjetër, 17 për qind e tenderëve u bënë sipas procedurës me negocim, ndërsa 32 për qind % e tyre u bënë sipas procedurës me propozim.

“Që nga fillimi i pandemisë e deri në fillim të dhjetorit 2021 autoritet shëndetësore zhvilluan 198 procedura prokurimi mbi përballimin e Covid-19 me vlerë mbi 35 milionë euro. Afro gjysma e tyre, 90 tenderë u bënë vetëm me një operator konkurrues, të cilët përfituan më pothuaj të gjithë fondin limit”,  thekson raporti.

Për të njëjtën periudhë, nga marsi 2020 deri në maj 2021, institucionet e shëndetësisë kontraktuan 60 kompani për furnizime materiale, që kishin lidhje me pandeminë, vëren studimi, nga të cilat 11 kompani, ose 18 për qind e totalit të kontratave, ishin sekrete. Po ashtu 11 kontrata të treta, ose 18 për qind e operatorëve fitues kishin vetëm vlerën e çmimit për njësi dhe jo shumën totale.

Studimi thekson se nga 59 kompanitë që u kontraktuan, vetëm 39 prej tyre morën pagesat brenda vitit të pandemisë.

“Shqipëria është ndër të paktat vende në Europë dhe Ballkanit, që nuk ka publikuar të dhëna dhe raporte mbi efektivitetin e përdorimit të fondeve”, thuhet në raportin e organizatës Together for Life.

Sipas studimit, menaxhimi i fondeve të shëndetësisë ka mungesa të theksuara transparence dhe llogaridhënie.

Autorët veçuan prokurimin e drejtpërdrejtë të marsit dy vjet më parë për blerjen e 54 respiratorëve me 1.1 milionë euro, nga të cilat një kompani fituese e kontratës sekrete solli vetëm 5 respiratorë.

“Si pasojë e mungesës së konsistencës së kodeve të projekteve për përballimin e COVID-19 dhe rishikimeve të shumta pas akteve normative me disa vendime qeverie, gjurmimi deri në realizimin përfundimtar të fondeve COVID-19 ishte i vështirë, thuajse i pamundur”,  theksoi organizata.

Nga monitorimi doli se të gjitha shtesat e fondeve për ministrinë e shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të akorduara me vendime qeverie gjatë vitit 2020, nuk janë reflektuar në tabelat shoqëruese respektive të Akteve Normative, ndaj fondet që u akorduan për përballimin e pandemisë shkuan për shpenzime të tjera që nuk kishin lidhje me pandeminë.

“Mungesa e transparencës në përdorimin e fondeve për menaxhimin e pandemisë ishte aq e madhe sa u konsiderua si shqetësim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili nuk ka në thelb të punës së tij monitorimin e tenderëve. FMN informoi se prokurimet emergjente për përballimin e pandemisë nuk ishin transparente dhe i kërkoi Kontrollit të Lartë të Shtetit të intensifikojë kontrollet dhe t’i publikojë ato”, thuhet në raport.

Previous Post

VIDEO/ Tensione gjatë zgjedhjes së kreut të Shoqatës Rajonale të Futbollit në Shkodër, kandidati kërkon praninë e medias

Next Post

EMRAT/ Nuhati fermën e kanabisit me vlerë 1.4 mln paund, si i nxori zbuluar qeni 3 shqiptarët në Britani

Next Post

EMRAT/ Nuhati fermën e kanabisit me vlerë 1.4 mln paund, si i nxori zbuluar qeni 3 shqiptarët në Britani

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Pa të drejtë nuk e kaluat”/ Bujar Leskaj: Raporti i institucioneve të pavarura duhej kaluar në këtë legjislacion

“Pa të drejtë nuk e kaluat”/ Bujar Leskaj: Raporti i institucioneve të pavarura duhej kaluar në këtë legjislacion

July 3, 2025
TRAGJEDI / Vdes futbollisti i Liverpool, Diogo Jota, vetëm 2 javë pas dasmës!

TRAGJEDI / Vdes futbollisti i Liverpool, Diogo Jota, vetëm 2 javë pas dasmës!

July 3, 2025
Nis seanca plenare në Kuvend

Nis seanca plenare në Kuvend

July 3, 2025
Zjarrfikësit në betejë me tre vatra zjarri në Kretë, mbërrijnë përforcime nga Athina, evakuohen turistët dhe banorët

AKTUALITET

“Pa të drejtë nuk e kaluat”/ Bujar Leskaj: Raporti i institucioneve të pavarura duhej kaluar në këtë legjislacion

by Editor
July 3, 2025
0

TIRANË- Deputeti Bujar Leskaj ka deklaruar se seanca e sotme plenare se nuk duhej të mbyllej pa raportin e institucioneve të pavarura...

Read moreDetails
TRAGJEDI / Vdes futbollisti i Liverpool, Diogo Jota, vetëm 2 javë pas dasmës!

TRAGJEDI / Vdes futbollisti i Liverpool, Diogo Jota, vetëm 2 javë pas dasmës!

July 3, 2025
Nis seanca plenare në Kuvend

Nis seanca plenare në Kuvend

July 3, 2025
Zjarrfikësit në betejë me tre vatra zjarri në Kretë, mbërrijnë përforcime nga Athina, evakuohen turistët dhe banorët

Zjarrfikësit në betejë me tre vatra zjarri në Kretë, mbërrijnë përforcime nga Athina, evakuohen turistët dhe banorët

July 3, 2025
U emërua zv.ministre e Shëndetësisë, Rama: Ina Majko një vlerë e shtuar, do të mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë të shoqërisë

U emërua zv.ministre e Shëndetësisë, Rama: Ina Majko një vlerë e shtuar, do të mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë të shoqërisë

July 3, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Pa të drejtë nuk e kaluat”/ Bujar Leskaj: Raporti i institucioneve të pavarura duhej kaluar në këtë legjislacion

“Pa të drejtë nuk e kaluat”/ Bujar Leskaj: Raporti i institucioneve të pavarura duhej kaluar në këtë legjislacion

July 3, 2025
TRAGJEDI / Vdes futbollisti i Liverpool, Diogo Jota, vetëm 2 javë pas dasmës!

TRAGJEDI / Vdes futbollisti i Liverpool, Diogo Jota, vetëm 2 javë pas dasmës!

July 3, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al