Friday, May 9, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Konferenca për vlerën e ujit bën bashkë 14 shtete të Ballkanit. Albin Kurti: E domosdoshme menaxhimi i mirë i burimeve tona ujore

Author by Author
February 5, 2022
in KRYESORE, SOCIALE
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Siguria e ujit është dhe mbetet jetike për zhvillimin tonë socio-ekonomik, sigurinë ushqimore, shëndetin dhe ekosistemet tona. Vendi ynë nuk mund të jetë imun ndaj krizës mjedisore, prandaj është e domosdoshme t’i mbrojmë dhe sigurojmë menaxhimin e mirë të burimeve tona ujore, të ndërtojmë akumulime të reja dhe të sigurojmë ujë për zhvillim ekonomik për brezat e ardhshëm”- kështu është shprehur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën dhe Ekspozitën e 9-të e Përbashkët Ballkanike me temë “Vlera e Ujit”.

Mbi 200 profesionistë të ujit që përfaqësonin shoqëritë ujësjellës kanalizime, komunitetin e donatorëve, kompanitë private, institucione akademike dhe institucione të tjera të qeverisjes qendrore dhe lokale nga 14 vende të ndryshme u bënë bashkë në Konferencën dhe Ekspozitën e 9-të të Përbashkët Ballkanike me temë “Vlera e Ujit”.

Konferenca u mbajt në datat 3, 4, 5 nëntor 2021, si një event virtual përmes platformës Zoom, dhe u organizua nga SHUKALB – Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë në bashkëpunim me SHUKOS – Shoqatën e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës. Konferenca dhe Ekspozita e 9-të e Përbashkët Ballkanike, tërhoqi vëmendjen e profesionistëve, politikëbërësve, ligjzbatuesve dhe donatorëve jo vetëm në të dyja vendet por edhe me gjerë në rajon.

Programi Teknik i Konferencës përbëhej nga 12 sesione me tematika të ndryshme të organizuara në 9 sesione të ndryshme teknike dhe 3 sesione plenare, me mbi 33 prezantime.  Ishin 68 moderatorë dhe folës, të cilët përmes prezantimeve dhe diskutimeve të tyre na treguan sfidat me të cilat përballen shoqëritë ujësjellës kanalizime në rajon, si dhe praktikat më të mira të përdorura.

Pjesëmarrësit në Konferencë u përshëndetën nga Presidentët e të dy Shoqatave, Agron Tigani, SHUKOS dhe Petrit Tare, SHUKALB.

Në fjalën e tij, z. Tigani përshëndeti donatorët e huaj si Bankën Gjermane për Zhvillim KfW, Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim dhe USAID, ku me ndihmën e tyre dhe të Qeverisë së Kosovës janë implementuar shumë projekte, ku vlen të theksohet dhe investimet e fundit që janë bërë në Prizren, Gjakovë dhe Pejë, për ndërtimin e Impianteve të trajtimit të ujërave të zeza. “Trajtimi i ujërave të zeza është një nga kriteret për t’u anëtarësuar në BE, pra të gjitha rjedhat e lumenjve duhet të mbrohen ndaj ndotjeve nga faktori njeri” – tha z. Tigani.

Në fjalën e tij, ndër të tjera, z.Tare u shpreh: “Rëndësia e ujit është vlera e tij në natyrë, por përsa i përket shoqërive të ujësjellës kanalizime, kjo vlerë duhet të kthehet në atë kontekst që ne t’i vijmë afër konsumatorit. Duhet t’i mbrojmë burimet ujore, por që edhe konsumatori të kuptojë që uji ka kosto”.

Në këtë konferencë, Oliver Loebel, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Shoqatave Kombëtare për Shërbimet e Ujit, Belgjikë, u shpreh se: “Aty ku uji ka çmim, që do të thotë se konsumatorët tarifohen për përdorimin e tij, çmimi pasqyron përpjekjet për mbulimin e kostos dhe jo vlerën e ofruar”.  Ndërsa mbajti fjalimin mbi “Vlerësimi i Ujit tonë – Një Parakusht për Shërbime të Qëndrueshme të Ujit”.

Camilo Lombana Cordoba, Specialist i Lartë për Furnizimin me Ujë dhe Kanalizimet nga Banka Botërore, u shpreh: “Shoqëritë UK po luajnë një rol kyç në sigurimin e shërbimeve të sigurta, të besueshme dhe të qëndrueshme të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve. Megjithatë, shumë prej tyre nuk janë të gatshëm të përballen me sfidat që kanë përpara, kështu që problemi që shohim është se shoqëritë përballen me disa sfida në përmbushjen e detyrës së tyre kryesore për sigurimin e ujit të sigurt dhe kanalizimeve për përdoruesit e tjerë. Kjo përfshin pengesa, të tilla si pamundësia për t’i ofruar shërbim një popullsie që vazhdon të rritet, sfidat në rikuperimin e kostos operacionale dhe pamundësia për t’u rikuperuar nga goditjet dhe streset e jashtme, siç po shohim këto kohë me COVID- 19, ku disa shoqëri po luftojnë ende për t’u rikuperuar nga pandemia”.

Një Konferencë e cila jo vetëm bëri bashkë faktorët dhe aktorët, por edhe doli pas çdo sesioni me rekomandime të qarta për përballimin e sfidave ne sektorin e ujit, drejt shërbimeve ujësjellës kanalizime të qëndrueshme, dhe zhvillimin e kapaciteteve të rëndësishme si ato menaxheriale, financiare dhe mbi të gjitha njerëzore.

Pjesëmarrësit në Konferencë patën mundësinë të vizitonin Ekspozitën të organizuar përmes një platforme virtuale ku kompanitë ekspozuese prezantuan produktet dhe shërbimet e tyre përmes videove, imazheve, broshurave dhe informacioneve të tjera të rëndësishme. Gjithashtu, pjesëmarrësit patën mundësinë të takohen dhe të ndërveprojnë virtualisht me përfaqësuesit e kompanive ekspozuese. Pesë kompani ekspozuese iu bashkuan Ekspozitës këtë vit Budapest Waterworks, Konti Hidroplast; Valvotubi Ind. Srl, GF Piping Systems and Altereo.

SHUKALB dhe SHUKOS dëshirojnë të falënderojnë sponsorët që mbështetën organizimin e Konferencës dhe Ekspozitës së 9-të të Përbashkët Ballkanike, si Projektin “Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve për Shërbimet e Ujit dhe Kanalizimeve (RCDN), Budapest Waterworks, Konti Hidroplast, Valvotubi Ind. Srl, GF Piping Systems dhe Altereo.

Previous Post

ISHTI, gjobë 7 subjekteve të hidrokarbureve

Next Post

PD, pas Berishës kërkon të lërë jashtë zgjedhjeve edhe Kryemadhin

Next Post

PD, pas Berishës kërkon të lërë jashtë zgjedhjeve edhe Kryemadhin

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin e 2019-ës për ‘grupin e zjarrit’ në Lazarat/ Të pandehurit dënohen me 31 vite burg
AKTUALITET

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin e 2019-ës për ‘grupin e zjarrit’ në Lazarat/ Të pandehurit dënohen me 31 vite burg

by Editor
May 9, 2025
0

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin e 2019-ës të ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda mbi grupin e...

Read moreDetails
Hetim për korrupsion zgjedhor/ Nënkryetarit të bashkisë së Belshit i kontrollohet banesa!

Hetim për korrupsion zgjedhor/ Nënkryetarit të bashkisë së Belshit i kontrollohet banesa!

May 9, 2025
Dyshohet se pickoi dhe dhunoi 23 foshnje, edukatorja “monstër” në Britani del në gjyq, ja çfarë u tha!

Dyshohet se pickoi dhe dhunoi 23 foshnje, edukatorja “monstër” në Britani del në gjyq, ja çfarë u tha!

May 9, 2025
Kavaja së shpejti me stadium të ri, njihuni me projektin fitues për impiantin sportiv të qytetit!

Kavaja së shpejti me stadium të ri, njihuni me projektin fitues për impiantin sportiv të qytetit!

May 9, 2025
Mesazhi i fshehtë që premton fitimin e Champions, Inzagi: Më e mira nga Interi nuk ka ardhur ende

Mesazhi i fshehtë që premton fitimin e Champions, Inzagi: Më e mira nga Interi nuk ka ardhur ende

May 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin e 2019-ës për ‘grupin e zjarrit’ në Lazarat/ Të pandehurit dënohen me 31 vite burg

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin e 2019-ës për ‘grupin e zjarrit’ në Lazarat/ Të pandehurit dënohen me 31 vite burg

May 9, 2025
Hetim për korrupsion zgjedhor/ Nënkryetarit të bashkisë së Belshit i kontrollohet banesa!

Hetim për korrupsion zgjedhor/ Nënkryetarit të bashkisë së Belshit i kontrollohet banesa!

May 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al