Sunday, June 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Doza e katërt e vaksinës/Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Author by Author
January 31, 2022
in KRYESORE, Shendet, Vendi
0
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në botë që nisi aplikimin e dozës së katërt të vaksinës anti-covid, për persona 60 vjeç e lart, ndërsa autoritetet amerikane thonë se doza e katërt është e panevojshme, një qëndrim, të cilit i bashkohen edhe ekspertë tanë epidemiologë.

Mjeku Epidemiolog, Alimehmeti shprehet se doza e katërt e vaksinës duket e panevojshme. Ai thotë se kjo dozë nuk ka efektshmëri më të lartë se tre dozat e bëra më parë dhe se nuk shërben për bllokimin e infeksionit. 

“Doza e katërt nuk ka bërë ndonjëherë sens, flasim këtu sipas parimit biologjik. Pretenduam që me vaksinën ne do të bllokonim transmetueshmërinë, gjë që nuk ndodh. Ne vaksinës së gripit, nuk ia kërkojmë ndonjëherë këtë. I kërkojmë të shmangim format e rënda, vdekjen, shtrimin në spital, se këto na interesojnë të evitojmë. Ndërkohë që me vaksinën e Covidit, i ngritëm pritshmëritë tona në qiell, por po i njëjti njerëzim jemi, këto aftësi kemi. Studimi i parë që erdhi mbi dozën e katërt, patjetër që erdhi nga Izraeli, që ka vaksinuar 154 personel shëndetësor me dozë të 4-t Pffizer dhe 120 me dozë të 4-t Moderna.

I kanë krahasuar me ata me 3 doza dhe gjejnë që nuk ka diferencë, përsa i përket efektivitetit. Kjo do të thotë që doza e katërt nuk shërben më për atë që ata pretendojnë, bllokimin e infeksionit. Kurse për format e rënda ne e kishim shumë të qartë, që dy të parat, por edhe e treta kishin efekt maksimal, kështu që nuk bën sens doza e katërt. Komiteti i Përbashkët i Vaksinimit dhe Imunizimit në Britaninë e Madhe, kur hulumtoi nëse vlen të bëhet doza e katërt te të moshuarit , në azile, për moshat mbi 80 vjeç, gjeti qartë që 3 dozat e para u japin efektivitet mbi 90%, për mbrojtjen nga forma e rëndë dhe nga humbja e jetës. Kujdes flasim për Deltën, pasi Omicroni është edhe më i lehtë. Si rrjedhojë ata thanë që doza e katërt, nuk bën sens”, thote Ilir Alimehmeti, Mjek Epidemiolog.

Previous Post

Rama i përgjigjet PD për udhëtimet me charter

Next Post

Maqedoni e Veriut/ 22 viktima dhe 711 raste të reja me COVID

Next Post

Maqedoni e Veriut/ 22 viktima dhe 711 raste të reja me COVID

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al