Saturday, May 10, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Pas njerëzve, edhe kafshët rrezikohen nga Covid-19

Author by Author
January 26, 2022
in BOTË, Vendi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Pas lajmit se një punonjës në një dyqan kafshësh në Hong Kong kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, qeveria mori vendimin që të vrasë me mijëra brejtës në vend. Fillimisht u duk si një shaka  por fatkeqësisht situata në Hong Kong është serioze. Mijëra pronarë zemërthyer kanë refuzuar të dorëzojnë kafshët e tyre shtëpiake dhe kanë bashkëpunuar me simpatizantët për të krijuar një rrjet nëntokësor ku hamsterët e tyre mund të fshihen nga zyrtarët.

Është një situatë e mjerueshme dhe lind pyetja: a ka gjasa që edhe kafshët e tjera shtëpiake të  transmetojnë virusin?

SARS-CoV-2 ka gjetur rrugën e tij për të infektuar speciet e tjera,  në të njëjtën mënyrë që infektoi njerëzit. Virusi prek sistemin e sipërm të frymëmarrjes së kafshëve, për shkak të disa qelizave që kanë proteina të veçanta në sipërfaqet e tyre me të cilat mund të lidhet.

Në këtë mënyrë, virusi detyron qelizat të prodhojnë kopje të tyre. Por pika kritike është nëse qelizat e specieve në fjalë kanë proteina receptore me të cilat SARS-CoV-2 mund të lidhet. Receptori në fjalë njihet si enzima konvertuese e angiotenzinës 2, ose ACE2. Përdoret nga trupi për të rregulluar presionin e gjakut. Megjithatë, jo të gjithë receptorët ACE2 të specieve janë të njëjtë, raporton abcnews.al

Nëse receptorit i mungojnë komponentët që virusit i duhen për të krijuar një lidhje të fortë, ai lufton për të krijuar atë lidhje. Ky është rasti për miun e shtëpisë, të cilin SARS-CoV-2 e ka të vështirë ta infektojë. Në të kundërt, hamsterët e artë që zakonisht mbahen si kafshë shtëpiake kanë receptorë ACE2, duke i bërë të prekshëm ndaj Covid.

Një sërë studimesh kanë treguar se këta brejtës janë më të rrezikuar ndaj virusit dhe ekspertët e sëmundjeve zoonotike besojnë se ata gjithashtu kanë gjasa të  jenë shumë infektive.Hamsterët e artë nuk janë kafshët e vetme që mund të infektohen lehtësisht nga virusi. Më shumë se 540 specie ka të ngjarë të kenë receptorë, që i bëjnë më të ndjeshëm ndaj infeksionit,  sipas hulumtimit nga Institutit Cary rreth ekosistemit, Nju Jork.

Gorillat, majmunët, marmosetët, dhe makakët, duke qenë të lidhur ngushtë me njerëzit, kanë receptorë të cenueshëm. Po kështu tigrat, luanët, pumat, macet e shtëpisë, qentë, lopët, dhe dreri gjithashtu mund të  infektohen me virus. Në fakt, virusi tashmë po qarkullon gjerësisht midis drerëve me bisht të bardhë në Amerikën e Veriut, raporton abcnews.al

Por më shqetësuese sesa shëndeti i kafshëve është mënyra në të cilën virusi mund të evoluojë nëse fillon të qarkullojë në popullata të tjera. Ashtu si SARS-CoV-2 ka evoluar pasi është përballur me sfidat e imponuara nga maskat, distancimi social dhe vaksinat, po ashtu do të evoluonte në mënyra të paparashikueshme nëse do të qarkullonte në specie të tjera, duke ndikuar kështu në sistemin imunitar.

Është e paqartë nëse një evolucion i tillë  do të “prodhonte” një virus që, nëse do të rikthehej te njerëzit, do të ishte më i rrezikshëm. Kjo është diçka e tmerrshme me të cilin po përballet populli i Hong Kongut, por qeveria mendon se gjëja e dukur është të zhduken hamsterët.

Dashamirët e kafshëve shtëpiake në të gjithë globin duhet të shpresojnë që virusi të mos fillojë të qarkullojë gjerësisht  te qentë dhe te macet.

/abcnews.al

Previous Post

10 vjeçari humb jetën pas infektimit me Covid, babai: Doktori na tha që të prisnim për vaksinën

Next Post

“Kam vrarë dikë”/ Nga fjalët e para të Florianit, tek oborri ku 65-vjeçari Lekgjonaj u gjet i vrarë me 6 plumba

Next Post

"Kam vrarë dikë"/ Nga fjalët e para të Florianit, tek oborri ku 65-vjeçari Lekgjonaj u gjet i vrarë me 6 plumba

“Kuotat e mia sot janë më të larta se të të gjithë jetës, do përkthehen në vota”, Berisha në Top Story: S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta
AKTUALITET

“Kuotat e mia sot janë më të larta se të të gjithë jetës, do përkthehen në vota”, Berisha në Top Story: S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta

by Editor
May 9, 2025
0

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh në emisionin Top Story në Top Channel se kuotat e tij janë më të larta...

Read moreDetails
Alarm në Dibër/ Deputeti Xhemal Gjunkshi bllokon në Maqellarë një makinë të dyshuar për blerje votash për PS

Alarm në Dibër/ Deputeti Xhemal Gjunkshi bllokon në Maqellarë një makinë të dyshuar për blerje votash për PS

May 9, 2025
Meksika padit Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës për përdoruesit amerikanë

Meksika padit Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës për përdoruesit amerikanë

May 9, 2025
“Programi ynë në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet ndaj fermerëve”/ Berisha: Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria

“Programi ynë në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet ndaj fermerëve”/ Berisha: Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria

May 9, 2025
“Kundërshtarët nuk na mundin dot me votë!” Rama në mbylljen e fushatës në Tiranë: S’jemi më të mirët, por më të mira s’ka

“Kundërshtarët nuk na mundin dot me votë!” Rama në mbylljen e fushatës në Tiranë: S’jemi më të mirët, por më të mira s’ka

May 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Kuotat e mia sot janë më të larta se të të gjithë jetës, do përkthehen në vota”, Berisha në Top Story: S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta

“Kuotat e mia sot janë më të larta se të të gjithë jetës, do përkthehen në vota”, Berisha në Top Story: S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta

May 9, 2025
Alarm në Dibër/ Deputeti Xhemal Gjunkshi bllokon në Maqellarë një makinë të dyshuar për blerje votash për PS

Alarm në Dibër/ Deputeti Xhemal Gjunkshi bllokon në Maqellarë një makinë të dyshuar për blerje votash për PS

May 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al