Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Lulzim Basha mesazh demokratëve: “Bashkë me të rinjtë e FRPD-së do ndërtojmë një të ardhme më të mirë”

Author by Author
January 15, 2022
in KRYESORE, POLITIKE, Vendi
0
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike i ka dhënë një mesazh Forumit Rinor të PD-së, i cili është në fazën e organizimit të zgjedhjeve për kreun e ri, pas dorëheqjes së Belind Këlliçit.

Basha në mesazhin e tij shkruan se e ardhmja më e mirë e vendit do ndërtohet bashkë me të rinjtë.

“Bashkë me të rinjtë demokratë Forumi Rinor i Partisë Demokratike do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë!”, shprehet ai.

Ndërkohë që kreu i demokratëve ka njoftuar se do të vijojë një tur në terren ku do të takohet me elektoratin e tij për të qenë më pranë problemeve dhe për t’i ndihmuar në zgjidhjen e tyre.

TAKIMET E SOTME

Kryedemokrati Lulzim Basha takohet sot në selinë e Partisë Demokratike me anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së. Gazeta “Panorama” ka siguruar mesazhin që numri dy i PD-së, Gazment Bardhi, u ka nisur anëtarëve të Këshillit. Takimi do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 16 e 30, ndërsa pritet që të diskutohet mbi përjashtimet e fundit dhe për organizimin e PD-së. “Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Në vijim të datës së caktuar në mbledhjen paraardhëse, ju konfirmoj se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet, ditën e shtunë, datë 15.01.2022, ora 16:30, në sallën e katit II, selia qendrore e PD-së. Rendi i ditës së mbledhjes është si më poshtë: Informim mbi vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe diskutime mbi situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 janar.

Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Këshillit Kombëtar, të përgatitur nga grupi i punës së ngritur me vendim të Këshillit Kombëtar nr. 172, datë 23.12.2021. Diskutim dhe informim për planin e organizimit të partisë dhe ndarja e detyrave për anëtarët e Këshillit Kombëtar”, shkruhet në mesazhin e Bashës.

Previous Post

Spiropali në 30-vjetorin e FRESSH: Të vendosim interesin e Shqipërisë mbi interesin partiak

Next Post

Fjalimi ndryshe i Ramës në 30 vjetorin e FRESSH: Shkelet me këmbë papushim, por…

Next Post

Fjalimi ndryshe i Ramës në 30 vjetorin e FRESSH: Shkelet me këmbë papushim, por…

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al