Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Rajoni

Rritja e të infektuar nga Omikron/ Ministri gjerman thirrje qytetarëve: Vaksinimi i detyrueshëm i jep fund pandemisë

Author by Author
January 13, 2022
in Rajoni
0
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në dy ditët e fundit, qeveria gjermane ka rritur retorikën në të mirë të vaksinimit të detyrueshëm kundër koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Karl Lauterbach, e ka përshkruar vaksinimin e detyrueshëm si “rrugën më të sigurt dhe të shpejtë për t’i dhënë fund pandemisë”, gjatë një fjalimi që ka mbajtur në Bundestag.

Lauterbach, njëherësh edhe mjek i kualifikuar, ka thënë se “me pjesën më të madhe të popullsisë të vaksinuar, ne mund të presim që të shmangim rastet serioze, ashtu sikurse variantet e reja të koronavirusit”.

Qeveria ka vendosur një cak prej 80 për qind të popullsisë së vaksinuar me dy doza të vaksinës deri në fund të muajit.

Detyrimi për vaksinim do të mund të ndihmonte në mbrojtje të njerëzve kundër varianteve më të rrezikshme që mund të identifikohen, ka thënë Lauterbach.

Të mërkurën, kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka thënë Parlamentit se ai mbështet vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç.

Megjithatë, disa prej partnerëve të koalicionit, sidomos Demokratët e Lirë, ende nuk janë bindur.

Më 12 janar, autoritetet gjermane kanë dhënë rreth 780,000 doza të vaksinës kundër koronavirusit, apo 66,000 më shumë sesa të martën.

Shumica prej tyre kanë qenë doza përforcuese, të cilat janë marrë nga 37.5 milionë persona, apo 45.1 për qind e popullsisë.

Numri i personave të vaksinuar me dy doza ka shkuar në 72.3 për qind, sipas të dhënave të Institutit, Robert Koch.

Ky Institut ka raportuar për 81,417 raste të infektimit me koronavirus brenda 24 orëve, apo 17,000 më shumë sesa një javë më parë. Shkalla e hospitalizimeve mbetet e qëndrueshme./ Marrë nga REL

Previous Post

Presidenti Meta komunikim me Zoran Zaev, kryeministrin e dorëhequr të Maqedonisë së Veriut

Next Post

Itali/ Hapi me dhunë dhe grabiti makinën e parkuar, arrestohet 30-vjeçari shqiptar

Next Post

Itali/ Hapi me dhunë dhe grabiti makinën e parkuar, arrestohet 30-vjeçari shqiptar

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al