Friday, October 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

S’janë studentë — Rama lexon emrat e të arrestuarve për dhunë në protestë, me precedentë kriminalë të rënda

timoni.al by timoni.al
October 23, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
S’janë studentë — Rama lexon emrat e të arrestuarve për dhunë në protestë, me precedentë kriminalë të rënda
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama publikoi për mediat listën e personave të arrestuar gjatë protestës, të cilët, sipas tij, “nuk janë studentë” dhe nuk kanë lidhje me këtë kategori. Me inicialet dhe foto me sytë e mbuluar, Rama paraqiti akuzat dhe precedentët penalë të secilit, duke thënë se disa janë dënuar për vepra të rënda, përfshirë edhe vrasjen, dhe se janë përdorur për të ushtruar dhunë në protestë. Ai akuzoi gjithashtu se karrierat e disa prej këtyre individëve janë paguar nga krimi i organizuar dhe nga “forca të huaja”.

Rama ripërsëriti shprehjen “këta nuk janë studentët” dhe prezantoi emrat me iniciale dhe moshat, si dhe precedentët kryesorë penalë. Mes emrave të përmendur janë:
– G.I., 57 vjeç, i dënuar për dhunë në familje dhe mosbindje ndaj policisë;
– B.P., 41 vjeç, për prishje të rendit, dhunë në familje dhe tentativë marrëdhënie seksuale me të motrën;
– A.B., 40 vjeç, për pjesëmarrje në protesta të paligjshme dhe dhunë ndaj policisë;
– E.K., për vjedhje, pjesëmarrje në protesta, pengim qarkullimi dhe dëmtime me dashje;
– S.X., 28 vjeç, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike;
– E.V., 45 vjeç, për vetëgjyqësi, mashtrim, fshehje të ardhurash dhe i dyshuar për financime nga Republika Khomeniste e Iranit;
– S.D., 45 vjeç, për goditje për shkak të detyrës, falsifikim dokumentesh dhe ndotje;
– XH.P., 27 vjeç, për pjesëmarrje në protesta të paligjshme dhe prodhim e shitje lëndësh narkotike;
– J.S., 20 vjeç, i regjistruar për prodhim e shitje të drogës, por jo student;
– V.A., 36 vjeç, i dënuar në Britaninë e Madhe për prodhim e shitje lëndësh narkotike (40 muaj) dhe për trafikim të qenieve njerëzore (2 vjet e 5 muaj);
– A.LL., 52 vjeç, i dënuar më parë me 23 vjet burg për vrasje me paramendim, i liruar më 14/2/22 dhe shoqëruar disa herë më pas.

Në listë përmenden edhe persona të tjerë me precedentë për vjedhje, falsifikim dokumentesh, mbajtje pa leje të armëve të ftohta, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, dhe raste të tjera të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike. Rama përmendi gjithashtu se disa emra nuk kanë asnjë lidhje me universitetin. Në fund ai kritikoi mënyrën si, sipas tij, protesta u heroizua nga mediat dhe figura publike, duke i cilësuar ato pjesë të një narativi tjetër.

Previous Post

Tensione gjatë tubimit në Tiranë, arrestohet një protestues; një tjetër shpallet në kërkim

Next Post

Trazirat në Itali – Bastisje në 18 qytete, 51 të mitur të identifikuar; Milano përgatitet për protesta të reja

Next Post
Trazirat në Itali – Bastisje në 18 qytete, 51 të mitur të identifikuar; Milano përgatitet për protesta të reja

Trazirat në Itali – Bastisje në 18 qytete, 51 të mitur të identifikuar; Milano përgatitet për protesta të reja

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al