Thursday, October 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vajza e Azem Hajdarit mesazh studenteve me foton e të atit: Mos e humbisni mundësinë për dialog

timoni.al by timoni.al
October 22, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Vajza e Azem Hajdarit mesazh studenteve me foton e të atit: Mos e humbisni mundësinë për dialog
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputetja e PD-së Rudina Hajdari u ka bërë thirrje studentëve dhe protestuesve të pranojnë dialogun me kryeministrin Edi Rama, duke e lidhur thirrjen me një model historik: takimin e përfaqësuesve të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990 me Ramiz Alinë. Në statusin e saj ajo publikoi një fotografi nga takimi i dhjetorit 1990, ku Azem Hajdari dhe përfaqësues të tjerë studentësh u ulën përballë Alisë për të diskutuar kërkesat e tyre. Rudina citon shembullin e të atit dhe kërkon që dialogu të pranohet, por me transparencë: “Uluni në dialog, por me transparencë, jo pas dyerve të mbyllura. Mos i humbni këto mundësi! Unë do të ulesha e para në ato karrige dhe do të përballesha drejtpërdrejt me Ramën. Ai nuk ka si të mbrohet përballë argumenteve tuaja. I keni të gjitha argumentet për të arritur maksimumin e kërkesave tuaja”.

Mesazhi i Rudinës lidhet me atë që ndodhi 36 vite më parë, kur Azem Hajdari ishte një nga drejtuesit e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990 dhe përfaqësuesit kërkonin ndër të tjera formimin e pluralizmit politik. Në dokumentet e takimit, Azem Hajdari e konsideronte dialogun si mënyrë për të mbrojtur kërkesat e studentëve dhe jo si tërheqje prej tyre, duke sugjeruar që të regjistrohej dhe të transmetohej për të siguruar transparencë dhe për t’i lejuar studentët të ndiqnin procesin: “Prandaj neve jemi të kënaqur që pranuat dialogun, pavarësisht se u krijuan disa vështirësi për me ardhë tek dialogu… Shokët studenta më kanë thënë që t’ju kërkoj, sipas mundësive të juaja, që ky dialog, duke pasur parasysh, të inçizohet dhe ta transmetojmë dhe ta ndigjojnë studentët”.

Azem Hajdari shpjegonte gjithashtu se programi i paraqitur ishte diskutuar dhe miratuar me studentët, dhe përfaqësuesit prisnin të mbronin mandatin e marrë, duke qenë të autorizuar “të hyjmë në dialog për këtë program” dhe të paraqisnin argumentet për çdo pikë. Ai theksonte rëndësinë e këmbënguljes në proceset demokratike, duke vënë theksin te durimi i kombinuar me insistimin për realizimin e kërkesave të paraqitura. Rudina përmend fjalët e të atit si argument pse studentët nuk duhet të refuzojnë tryezën, dhe paralajmëron: “Nuk ka njeri më trim se Azem Hajdari, edhe ai u përball me diktaturën. Nëse nuk uleni ju, dikush tjetër do ta bëjë dialogun në kurrizin tuaj”.

Previous Post

Sekuestrohen anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal pasuri 77 mln lekë, kompani dhe 24 makina; SPAK jep detajet

Next Post

Mësuesit pjesëmarrës në protestë janë kërcënuar me mesazhe, efektivët dhanë dorëheqje; Policia: Po tentohet përhapja e panikut

Next Post
Mësuesit pjesëmarrës në protestë janë kërcënuar me mesazhe, efektivët dhanë dorëheqje; Policia: Po tentohet përhapja e panikut

Mësuesit pjesëmarrës në protestë janë kërcënuar me mesazhe, efektivët dhanë dorëheqje; Policia: Po tentohet përhapja e panikut

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al