Thursday, October 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tirana në flakë e tym, protestues maskuar sulmojnë institucionet, shkatërrojnë banka, plaçkitin biznese, 26 lënduar, Rama: Nuk dorëhiqem

timoni.al by timoni.al
October 15, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Tirana në flakë e tym, protestues maskuar sulmojnë institucionet, shkatërrojnë banka, plaçkitin biznese, 26 lënduar, Rama: Nuk dorëhiqem
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prej orës 09:00, dita e tretë e protestës në Tiranë u shoqërua sërish me akte dhune dhe përplasje. Protestues të maskuar sulmuan me gurë, sende të forta dhe fishekzjarrë institucione dhe policinë, ndërsa u plaçkiten dhe u dëmtuan banka, biznese dhe kioska në rrugët e kryeqytetit. Përplasjet më të forta u regjistruan te Kryeministria, ku tensionet zgjatën rreth një orë e gjysmë dhe efektivët ndërhynë me gaz lotsjellës dhe autobotë uji për të shpërndarë grumbullimet; nga incidentet mbetën të lënduar 26 persona, ndërsa një efektiv policie nga Durrësi dhe një nga Shkodra ndodhen në spital.

Protestuesit u mblodhën fillimisht pranë Ministrisë së Arsimit, ku u shkulën kangjellat dhe godina u godit me gurë, me dëme edhe në biznese në Rrugën e Durrësit. Më pas turma u drejtua drejt Parlamentit, ku policia përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. Tensionet vijuan pranë Ministrisë së Infrastrukturës, ku u thyen xhamat e godinës; disa vajza shtriheshin në rrugë duke bllokuar kalimin e efektivëve, të cilët ndërhynë me spraj, gaz dhe ujë.

Pas ndërhyrjeve, protestuesit u kthyen në Rrugën e Durrësit dhe qëndruan për orë të tëra; në zonën pas Muzeut Historik Kombëtar u dëmtuan dy biznese, në një prej të cilave u thye vitrina, u hynë brenda dhe u mor një fikëse zjarri që më pas u hodh mes materialeve të ndezura në rrugë. Protesta u zhvendos para Bashkisë së Tiranës dhe pranë selisë së Partisë Socialiste, ku pati hedhje gurësh dhe fishekzjarrësh dhe ndërhyrje me gaz.

Sulme u regjistruan edhe ndaj Ministrisë së Mjedisit (gjuajtje gurësh), Teatrit të Kukullave (xhamat e thyer), Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Ekonomisë (e sulmuar dhe i vu zjarr). Të paktën katër banka të nivelit të dytë u sulmuan dhe u dëmtuan në zona si qendra, “9-katësheve” dhe “Myslym Shyri”; në disa raste protestuesit hynë brenda, thyen xhama, morën dosje e dokumente dhe shkatërruan bankomate. U dëmtuan gjithashtu dyqane të kompanive telefonike, u dogjën kioska në qendër, dhe u vunë zjarr kabina roje pranë Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Ambasadës së SHBA-së.

Kryeministri Edi Rama përjashtoi mundësinë e dorëheqjes, duke thënë se qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike dhe jo përmes dhunës, dhe u shpreh i gatshëm për dialog me studentët dhe për adresimin e kërkesave të tyre legjitime. Gjatë orëve të mbrëmjes protestuesit vazhduan sulmet ndaj ambienteve të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Ekonomisë.

Previous Post

Pas protestave në Tiranë reagon kryenegociatorja: Ndërtojmë urat e dialogut — Jemi më pranë se kurrë përmbushjes së aspiratës

Next Post

Protesta e dhunshme në Tiranë; Top Story: Dudushi afër BE, Salaj: Pa veprim studentësh tranzicioni nuk mbaron

Next Post
Protesta e dhunshme në Tiranë; Top Story: Dudushi afër BE, Salaj: Pa veprim studentësh tranzicioni nuk mbaron

Protesta e dhunshme në Tiranë; Top Story: Dudushi afër BE, Salaj: Pa veprim studentësh tranzicioni nuk mbaron

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al