Sunday, October 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Kolapsi për kryeprokurorin e ri: KLP tejkalon afatet, mandati i Olsian Çelës mbaron më 5 dhjetor

timoni.al by timoni.al
October 4, 2026
in Lajmi Fundit
0
Kolapsi për kryeprokurorin e ri: KLP tejkalon afatet, mandati i Olsian Çelës mbaron më 5 dhjetor
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mandati i prokurorit të përgjithshëm, Olsian Çelës, përfundon më 5 dhjetor, por Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), i cili duhet t’i rendisë Kuvendit tre emrat potencialë, ka shkelur afatet e parashikuara me ligj. Këshilli nuk ia ka deleguar formularët ILDKPI-së brenda pesë ditëve nga mbyllja e afatit të aplikimit më 1 gusht, por kjo u bë me një muaj e gjysmë vonesë. “Kemi kaluar çdo afat”, deklaroi Ledina Riza, anëtare e KLP.

KLP nuk ka nisur ende vlerësimin paraprak të pesë kandidatëve, një proces që sipas afateve ligjore duhej të ishte mbyllur brenda 45 ditësh, pra deri më 15 shtator. Procesi nuk ka nisur dhe Këshilli nuk ka hartuar listën e emrave që plotësojnë kushtet për në garë, as listën e atyre që përjashtohen nga procesi.

Ligji ngarkon Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD) për të nisur verifikimet për shkaqet e ngërçit të procedurave, por ILD nuk ka kryer asnjë verifikim. Gjatë shtatorit, anëtarët e Këshillit u përfshinë në përplasje për përjashtimin e njëri-tjetrit, lëvizje që përshkruhet si rrjedhje votash për llogari të kandidatëve që mbështet secili anëtar.

Pas debateve njëmujore për emërimin e prokurorit të përgjithshëm, në mbledhjen e fundit, bazuar në kërkesën e njërit prej kolegëve, u përjashtua nga të gjitha procedurat e vlerësimit anëtari Zeqir Hoda, gjë që ul numrin e anëtarëve të Këshillit nga 11 në 10. Ende nuk është shqyrtuar kërkesa për të përjashtuar edhe dy anëtarë të tjerë, Vate Staka dhe Sokol Stojani.

Takimi i radhës i Këshillit është caktuar për të enjten e ardhshme. Disa mbledhje të mëparshme kanë dështuar për shkak se nuk është formuar kuorumi, duke shtuar vonesat në procesin e emërimit për postin që lirohet me 5 dhjetor.

Previous Post

Dimri rus në Ukrainë: Doktrina e re e Putinit zhvendos luftën në qytete e infrastrukturë; Zelensky godet rafineritë

Next Post

Autoritetet spanjoll spastrojnë bregdetin e Ceutës, largojnë mbi 3 mijë emigrantë nga Maroku për t’u futur në Spanjë

Next Post
Autoritetet spanjoll spastrojnë bregdetin e Ceutës, largojnë mbi 3 mijë emigrantë nga Maroku për t'u futur në Spanjë

Autoritetet spanjoll spastrojnë bregdetin e Ceutës, largojnë mbi 3 mijë emigrantë nga Maroku për t'u futur në Spanjë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al