Gjovalin Lazri, 36 vjeç, me origjinë shqiptare, u vra gjatë natës mes së shtunës dhe së dielës në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos, Itali. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se ishte pjesë e një grupi personash që kishin hyrë për të vjedhur në një banesë në rikonstruksion. Prokuroria ka regjistruar si person nën hetim pronarin e objektit, Roberto Mollo, 35 vjeç, ndaj të cilit i është attribuar akuza për vrasje me dashje.
Bashkëshortja e të ndjerit ka reaguar përmes avokates së saj, duke theksuar: “Dëgjojmë dhe lexojmë shumë gjëra, por unë dua të them se nuk ekzistojnë njerëz të mirë dhe të këqij. Njerëz që meritojnë të vdesin apo të tjerë që bëjnë mirë të qëllojnë”. Ajo shtoi: “Djali im nuk ka më baba dhe unë jam e shkatërruar nga dhimbja. Duhet të dalë e gjithë e vërteta. Kërkoj vetëm që drejtësia të bëjë punën e saj”.
Lazri ishte larguar nga Shqipëria dhe ishte vendosur në periferi të veriut të Torinos së bashku me familjen. Ai punonte si banakier; fqinjët dhe klientët e lokalit ku punonte e përshkruan si një person të qetë dhe të rezervuar. Fqinjët deklaruan: “Një familje e mirë, jashtëzakonisht të rezervuar. Nuk dimë shumë për ta, flasin pak, i shohim me fëmijën. Por nuk ka pasur kurrë probleme”. Një klient i lokalit u shpreh i befasuar nga pretendimet për përfshirje në vjedhje: “Më vjen keq. Nuk e dija që merrej me këto gjëra këtu, me vjedhje. Më duket e çuditshme, nuk e prisja”.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar dinamikën e ngjarjes dhe rrethanat precize në të cilat 36-vjeçari humbi jetën. Familja e Lazrit kërkon zbardhjen e plotë të të vërtetës dhe që çështja t’i lihet drejtësisë, duke kërkuar që hetimet të përcaktojnë përgjegjësitë dhe të sqarojnë episodin e dhunës që përfundoi me vdekjen e tij.

