Monday, September 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e Tanit të Ruzhdiut dhe plagosja e këmbësorit në Sarandë, Policia ngre grup posaçëm dhe nis rivlerësimin

timoni.al by timoni.al
September 21, 2026
in AKTUALITET
0
Vrasja e Tanit të Ruzhdiut dhe plagosja e këmbësorit në Sarandë, Policia ngre grup posaçëm dhe nis rivlerësimin
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vrasja e Artan Myrtajt dhe plagosja e një këmbësori në Sarandë kanë nxitur ndërhyrjen e strukturave më të larta të Policisë së Shtetit. Një ditë pas ngjarjes së ndodhur paraditen e 20 shtatorit 2026, drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm me ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Departamentit të Sigurisë Publike për të kryer një rivlerësim të thelluar të situatës kriminale në rrethin e Sarandës.

Ky rivlerësim po zhvillohet në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, stafin drejtues të Komisariatit të Policisë Sarandë dhe strukturat e tij hetimore. Një analizë paraprake është zhvilluar edhe nga drejtuesit e komisariatit në prani të Drejtorit të Përgjithshëm, si pjesë e masave të marra për zbardhjen e ngjarjes.

Përveç vlerësimit të situatës kriminale, po kryhet edhe një rivlerësim i performancës së gjithë zinxhirit drejtues të Komisariatit të Policisë Sarandë, si dhe i efektivëve të rolit bazë dhe të rolit të parë drejtues. Sipas njoftimit, veprimet e duhur do të ndërmerren në bazë të rezultateve të këtij rivlerësimi.

Paralelisht, po punohet për krijimin e strukturave të specializuara për hetimin e krimeve të rënda dhe për luftën kundër krimit të organizuar, si dhe për garantimin e mbështetjes së tyre me bazën e nevojshme logjistike. Këto masa synojnë forcimin e kapaciteteve hetimore dhe operative për trajtimin e rasteve komplekse.

Në lidhje me ngjarjen konkrete, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet intensive hetimore, të koordinuara ngushtë me veprimet operacionale të shërbimeve të Policisë në terren. Policia e Shtetit deklaron angazhimin maksimal për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë të autorëve, si dhe për forcimin e sigurisë në territorin e Sarandës dhe në të gjithë vendin.

Previous Post

Zjarr në Shushicë, shërbimet zjarrfikëse drejt vendngjarjes për shuarjen e flakëve

Next Post

GJKKO pushon gjykimin ndaj Sali Berishës, i paditur nga Taulant Balla për shpifje

Next Post
Shëndetësinë e mori Rama vetë; ndryshimet ministeriale, Berisha: demo i gatuar me bandat, lidhje me kreun SPAK

GJKKO pushon gjykimin ndaj Sali Berishës, i paditur nga Taulant Balla për shpifje

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al