Monday, September 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Superstrada Tiranë–Durrës e bllokuar, ARRSH: Oraret dhe devijimet e trafikut për punimet

timoni.al by timoni.al
September 21, 2026
in LAJME
0
Superstrada Tiranë–Durrës e bllokuar, ARRSH: Oraret dhe devijimet e trafikut për punimet
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes për bllokime të përkohshme në autostradën Tiranë–Durrës për shkak të punimeve për montimin e trarëve tërthorë në kuadër të projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”. ARRSH njofton se, në zbatim të Planit të Menaxhimit të Trafikut, qarkullimi do të bllokohet në të dyja krahët përgjatë dy netëve të ardhshme në orarin 23:00–05:00.

Sot, më 21 shtator, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të bllokohet përkohësisht drejtimi Tiranë–Durrës. Trafiku do të devijohet përmes rampës për në Rinas dhe më pas në rrugën dytësore, me rikthim në superstradë përmes rrugës së Rinasit dhe rampës drejt Durrësit. Për mjetet e rënda, veçanërisht kamionët, devijimi duhet të bëhet që nga rrethrrotullimi i “Casa Italia” për të shmangur përdorimin dhe dëmtimin e rampës provizore të Rinasit.

Nesër, më 22 shtator, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të bllokohet përkohësisht drejtimi Durrës–Tiranë. Trafiku do të devijohet përmes mbikalimit Kashar–Thumanë, duke vijuar në rrugën dytësore në anën e majtë deri pas mbikalimit të Kasharit, ku do të rikthehet në autostradë drejt Tiranës. Mjetet me destinacion Rinas, Shkodër dhe Kosovë do të sinjalizohen dhe orientohen që në Mbikalimin e autostradës Kashar–Thumanë për të vijuar në drejtimin përkatës.

Gjatë periudhave të bllokimit, trafiku do të devijohet në rrugët dytësore në të dyja anët e superstradës, në përputhje me sinjalistikën dhe masat e përcaktuara në Planin e Menaxhimit të Trafikut. ARRSH kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve, biznesve dhe banorëve të zonës për kufizimet e përkohshme të qarkullimit. U rekomandohet drejtuesve të mjeteve të planifikojnë paraprakisht itinerarin dhe të shmangin, sa të jetë e mundur, qarkullimin në këtë segment gjatë intervalit kohor të punimeve.

Previous Post

Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim shqetësohet: mosheqja e imunitetit të Ballukut; shqiptarët besojnë SPAK, reforma në drejtësi e pakthyeshme

Next Post

Të rinjtë zgjedhin zanatet, punësohen 65% e maturantëve të Shkollës Industriale Pavarësia

Next Post
Të rinjtë zgjedhin zanatet, punësohen 65% e maturantëve të Shkollës Industriale Pavarësia

Të rinjtë zgjedhin zanatet, punësohen 65% e maturantëve të Shkollës Industriale Pavarësia

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al