Madridi u kthye në një pikëtakim të sportit, muzikës dhe stilit gjatë fundjavës 11–13 shtator, kur në kalendar u përplasën një garë Formula 1, festivale të muzikës elektronike dhe përgatitjet për Javën e Modës. Çmimi i Madh i Spanjës u zhvillua në qarkun MADRING, me provat, kualifikimet dhe garën përfundimtare të dielën, më 13 shtator, duke vendosur kryeqytetin në qendër të vëmendjes së ndjekësve të automobilizmit.
Muzika zuri vend me ngjarje të shumta: ZAMNA nisi më 11 shtator në Universidad Autónoma de Madrid, ku programin kryesoi Black Coffee, së bashku me AMÉMÉ, Argia, Avangart Tabldot dhe Pablo Fierro. Më 12 shtator, LAP57 – Madrid Race Week në të njëjtën universitet solli artistë si Marco Carola, ANOTR dhe PAWSA. Pas fundjavës, më 14 shtator nisi Mercedes-Benz Fashion Week Madrid, që vijon deri më 19 shtator, duke kaluar vëmendjen tek pasarelat dhe koleksionet e reja.
Festivali ZAMNA tërhoqi vëmendjen edhe në rrjetet sociale dhe arriti te publiku shqiptar; ndër të pranishmit ishte dhe Krist Martiro, i cili ndau një reel me përshtypjet e tij për muzikën, pjesëmarrjen, atmosferën dhe qasjen e festivalit si “i përgjegjshëm”. Martiro theksoi reduktimin e përdorimit të plastikës, eficiencën e energjisë, transportin e qëndrueshëm dhe konceptin “smoke-free”. Në videon e ndarë me ndjekësit ai u shpreh: “Edhe një kulturë smoke-free mund të ndikojë në një ambient më të pastër, me më pak mbetje dhe bishta cigaresh në tokë”. Martiro ngriti gjithashtu pyetjen se si duhet matur suksesi i një eventi pasi skena fiket dhe publiku largohet, duke thënë: “E ardhmja e eventeve nuk është vetëm sa njerëz mund të mbledhësh, është edhe çfarë lë pas”.
Për rolit e bashkëpunimeve foli edhe Alina Igritskaya, drejtuese e marketingut të markës për produktet me ngrohje të duhanit në Philip Morris International, e cila gjatë një interviste në Madrid përmendi se bashkëpunimet më të fuqishme ndërtohen mbi vlera të përbashkëta dhe përshkroi lidhjen me ZAMNA-n me tre fjalë: “kureshtje, kreativitet dhe transformim”.
Mes garave, netëve të festivalit dhe pasarelave, Madridi ofroi emocione dhe momente që mbushën rrjetet sociale, duke nxjerrë në pah edhe diskutimin për ndikimin mjedisor dhe trashëgiminë që lënë pas evente të tilla.

