Më 14 shtator 2026, një tubim i paautorizuar u zhvillua në Tiranë, ku 12 persona u arrestuan në flagrancë dhe 15 të tjerë u proceduan penalisht, njofton policia. Sipas veprimeve hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, grupi u mblodh rreth orës 07:30 në sheshin “Skënderbej” dhe vijoi marshimin drejt Rrugës së Durrësit. Protestuesit ndaluan pranë një gjimnazi dhe bënë thirrje nxënësve për bojkotimin e procesit mësimor dhe pjesëmarrje në tubim, duke cënuar perimetrin e sigurisë së shkollës.
Policia i kërkoi grupit të largohej nga perimetri i sigurisë dhe të lironte trotuarin për kalimin e qytetarëve, por disa pjesëmarrës nuk iu bindën urdhrave dhe kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit. Për shkeljet e konstatuara, materialet procedure iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.
Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. K., 19 vjeç; D. B., 36 vjeç; A. D., 41 vjeç; E. B., 36 vjeç; R. D., 31 vjeç; B. I., 37 vjeç; V. D., 29 vjeç; A. M., 20 vjeç; A. A., 56 vjeç; R. K., 63 vjeç; K. B., 24 vjeç dhe E. Xh., 39 vjeç. Po ashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: F. B., 32 vjeçe; B. K., 27 vjeç; A. Zh., 26 vjeç; S. E., 32 vjeç; M. R., 28 vjeç; A. P., 49 vjeç; L. B., 39 vjeç; K. N., 20 vjeç; F. K., 34 vjeç; E. N., 33 vjeç; A. D., 23 vjeç; E. P., 31 vjeç; L. P., 26 vjeç; M. P., 18 vjeç; dhe I. M., 28 vjeç.
Prokuroria do të kryejë veprimet e mëtejshme lidhur me veprat penale të përmendura nga policia: “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.

