Monday, September 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Kaos në Kurbin: Vllaznia me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin, Laçi merr 3 pikë

timoni.al by timoni.al
September 13, 2026
in Lajmi Fundit
0
Kaos në Kurbin: Vllaznia me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin, Laçi merr 3 pikë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një derbi që përfshiu gola, përplasje fizike, kartonë të kuq, tribuna të zbrazura dhe një kohë shtesë rekord në futbollin shqiptar u luajt mes Laçit dhe Vllaznisë, ku vendasit fituan 2-0 në shtëpi. Ndeshja u zgjat në total rreth 110 minuta për shkak të ndërprerjeve të shumta dhe tensioneve në fushë dhe në tribunë.

Pjesa e parë u zhvillua me ritëm të lartë dhe me kontroll më të madh të topit nga Vllaznia, e cila pati një rrezik që në minutën e parë nga Musta me kokë. Laçi krijoi kërcënime përmes kundërsulmeve, ndërsa tensioni u rrit rreth minutës së 33-të, kur një përplasje në fushë përfshiu edhe pankinat. Arbitrimi kryesor Kreshnik Cjapi ndërpreu lojën dy minuta dhe ndëshkoi Nergutin dhe Muratajn me kartonë të verdhë. Pjesa e parë përfundoi 0-0 pavarësisht rasteve nga të dyja ekipet.

Pjesa e dytë solli ndryshime dhe golin e parë. Në minutën e 50-të, një zbritje e shpejtë e Traore përfundoi te Cena, i cili me një gjuajtje të saktë mundi portierin Avram dhe zhbllokoi shifrat. Në minutën e 71-të, Vllaznia pësoi një goditje të rëndë kur Mehmeti u ndëshkua me karton të kuq të drejtpërdrejtë. Vendimi nxiti protesta të ashpra të lojtarëve shkodranë dhe të drejtorit sportiv Vioresin Sinani. Situata u agravua kur një send u hodh nga tribuna përballë, dhe gjyqtari Cjapi ndërpreu ndeshjen, duke kërkuar boshatisje të sektorit problematik përpara rifillimit.

Pas rreth 11 minutash ndërprerje loja u rikthye në fushë në minutën e 88-të me një rivënie anësore për Vllazninë, por brenda pak çastesh Laçi shfrytëzoi rastin: një harkim i Azizit gjeti Traoren në shtyllën e dytë, i cili shënoi për 2-0 në minutën e 89-të. Për shkak të ndërprerjes së gjatë, tabela e arbitrit të katërt tregoi 19 minuta shtesë. Vllaznia krijoi një rast të rëndësishëm me Balajn i vetëm përballë portierit Guri në minutën 90’+4’, por pa arritur të shënojë. Pas rreth 110 minutash lojë dhe tension të vazhdueshëm, Laçi festoi fitoren në shtëpi.

Previous Post

Rama paralajmëron hapjen e 4 universiteteve të reja dhe zbulon qytetet që do t’i mirëpresin

Next Post

Fillim katastrofik i sezonit, Valencia shkarkon Drejtorin Sportiv dhe trajnerin

Next Post
Fillim katastrofik i sezonit, Valencia shkarkon Drejtorin Sportiv dhe trajnerin

Fillim katastrofik i sezonit, Valencia shkarkon Drejtorin Sportiv dhe trajnerin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al