Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Ministri Hoxha takohet me komandantin e Forcës Ndërkombëtare për Gazën: Shqipëria krah SHBA-ve për paqe e siguri

timoni.al by timoni.al
September 8, 2026
in KRYESORE
0
Ministri Hoxha takohet me komandantin e Forcës Ndërkombëtare për Gazën: Shqipëria krah SHBA-ve për paqe e siguri
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti në Tiranë Gjeneral Major Jasper Jeffers, Komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën (ISF). Takimi u bë i njohur përmes një postimi të ministrit në rrjetin X, ku Hoxha theksoi rëndësinë e angazhimit të Shqipërisë në këtë mision dhe rolin që ky angazhim luan brenda politikës së jashtme të vendit.

Në postimin e tij Hoxha shpjegoi se gjatë bisedave u diskutua “rëndësia e pjesëmarrjes së Shqipërisë në ISF, që shndërron në kontribut real në terren, një prej komponentëve kryesorë të politikës sonë të jashtme: avancimin e paqes dhe sigurisë dhe gatishmërinë për të kontribuar aty ku përpjekjet ndërkombëtare mund të bëjnë një ndryshim.” Ai theksoi se Shqipëria, si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, është e vendosur të veprojë pranë Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve ndërkombëtarë për të mbështetur përpjekjet që synojnë të krijojnë kushte për siguri, stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

Hoxha ritheksoi se pjesëmarrja e vendit në ISF pasqyron gatishmërinë e Shqipërisë për të dhënë kontribut konkret në iniciativa që synojnë ruajtjen e sigurisë dhe dinjitetit të popullit të Gazës, lehtësimin e ndihmës humanitare dhe procesin e rindërtimit, si dhe ndihmën për krijimin e kushteve për një horizont politik të besueshëm dhe të qëndrueshëm për një jetë më të mirë për të gjithë. Ministri kujtoi angazhimet e mëparshme të Shqipërisë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare përmes pjesëmarrjes në NATO, Kombe të Bashkuara dhe misione të tjera ndërkombëtare.

Sipas Hoxhës, kontributi në ISF është vazhdim i natyrshëm i këtij angazhimi dhe shpreh besimin se vendet, pavarësisht nga madhësia e tyre, mund të japin kontribute domethënëse në adresimin e sfidave globale. Ai nënvizoi gatishmërinë e Shqipërisë për të punuar së bashku me aleatët dhe partnerët në përpjekjet për paqe, siguri dhe për një të ardhme më të mirë për popullsinë e rajonit. Burim i informacionit: Top Channel.

Previous Post

Viti i ri shkollor: AKU nis inspektimet për sigurinë ushqimore, në kontrolle edhe institucionet arsimore

Next Post

Kuvend dhe protestë jashtë godinës; policia blindon zonën dhe bllokon hyrjet drejt Parlamentit

Next Post
Kuvend dhe protestë jashtë godinës; policia blindon zonën dhe bllokon hyrjet drejt Parlamentit

Kuvend dhe protestë jashtë godinës; policia blindon zonën dhe bllokon hyrjet drejt Parlamentit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al